15:07 | 04/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“I përgatitur të shkatërroj ekonominë turke”, deklarata ‘bombë’ e Trump: Gati për sanksione

16:52 | 15/10/2019
në Aktualitet, Bota, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Trump i dyfishoi tarifat për çelikun dhe aluminin, Erdogan përsërit thirrjet e tij ndaj popullit turk

Presidenti i SHBA, Donald Trump, vendosi sanksione ndaj Turqisë si rezultat i ofensivës ushtarake turke në Siri. Donald Trumpi i justifikon veprimet e tij me “veprimet destabilizuese të Turqisë në Sirinë verilindore”.

Sipas Ministrisë së Financave në Uashington, sanksionet tani kanë hyrë zyrtarisht në fuqi. Prej tyre preken dy ministri turke dhe tre ministra: në listën e zezë janë futur ministri i Mbrojtjes Hulusi Akar, Ministri i Brendshëm, Süleyman Soylu dhe Ministri i Energjisë, Fatih Dönmez. Me këtë do të ngrihen pasuri eventuale të ministrave në SHBA si dhe ndalohen transaksionet financiare me ta.

Zëvendëspresidenti i SHBA, Mike Pence tha në Uashington se Presidenti Trump e ka ngarkuar atë dhe Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare Robert O’Brien që të zhvillojnë bisedime në Turqi për t’i dhënë fund “gjakderdhjes” në veri të Sirisë.

Doganat për çelikun turk

Në një njoftim të Presidentit amerikan të publikuar para kësaj thuhet se ai do të urdhërojë së shpejti masa ndëshkuese kundër zyrtarëve aktualë dhe ish- përfaqësuesve të Turqisë. Përveç kësaj, do të ndalen bisedimet me Turqinë për një marrëveshje tregtie prej 100 miliardë dollarësh, dhe doganat për çelikun turk do të rriten nga 25% në 50% për shkak të “veprimeve destabilizuese të Turqisë në verilindje të Sirisë”. “Unë jam plotësisht i përgatitur të shkatërroj shpejt ekonominë turke, nëse politikanët kryesorë turq vazhdojnë këtë rrugë të rrezikshme dhe shkatërruese,” tha Donald Trump.

Trupat e qeverisë siriane arrijnë në Tall Tamr

Ministri i Mbrojtjes i SHBA Mark Esper i bëri thirrje NATO-s të marrë “masa diplomatike dhe ekonomike” kundër Turqisë, e cila gjithashtu është anëtare e Aleancës. Ai do të shkojë javën e ardhshme në selinë e NATO-s në Bruksel dhe do t’u kërkojë aleatëve të ndërmarrin veprimet e duhura.

“Parandalimi i tragjedisë njerëzore”

Atje janë shumë të shqetësuar për zhvillimet. Rose Gottemoeller, zëvendësja e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg, i tha Deutsche Welle: “Ne duhet të parandalojmë një tragjedi njerëzore.” Këtu bëjnë pjesë edhe veprime jashtëgjyqësore. Për më tepër, sukseset në luftën kundër organizatës terroriste “Shteti Islamik” nuk duhet të rrezikohen, tha Gottemoeller. “Në përgjithësi, mendoj se ia vlen të mendojmë se si të bisedojmë përsëri me njëri-tjetrin në vend që të luftojmë.”

Javën e kaluar, qeveria amerikane i bëri thirrje Turqisë të ndërpresë ofensivën ushtarake kundër milicëve kurdë të YPG, e cila vazhdon që nga e mërkura, dhe e paralajmëroi disafish partnerin e saj në NATO. Kjo në një kohë kur Donald Trumpi kishte hapur rrugën për operacionin ushtarak turk me tërheqjen e trupave amerikane nga rajoni pak para fillimit të ofensivës, gjë për të cilën ai mori shumë kritika nga radhët e tij.

Tani Trumpi deklaroi se sulmi ushtarak rrezikon civilët dhe paqen, sigurinë dhe stabilitetin në rajon. Përveç kësaj, Turqia duhet t’i japë prioritet mbrojtjes së civilëve, të pakicave etnike dhe fetare.

Trupat e Asadit arrijnë në veriun e Sirisë

Ndërkohë, trupat e pushtetmbajtësit sirian Bashar al-Asad kanë avancuar më tej në zonat kurde në veri të Sirisë. Vetë kurdët kishin kërkuar nga ushtria e Asadit ndihmë kundër ofensivës turke. Ushtarët sirianë kanë hyrë në qytetin e rëndësishëm strategjik Manbixh, në Tall Tamar, në Tabka afër Rakkës, në Ain Issa dhe në zona të tjera të banuara nga kurdët, bëjnë të ditur mediat shtetërore të Sirisë. Sipas lajmeve në televizion, banorët u hodhën atyre lule atyre dhe kënduan “vdekje Erdoganit”.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan të hënën u tregua i vendosur të vazhdojë ofensivën kundër militantëve kurdë në Siri/DW

Etiketa: donald trumpkriza ne sirisnaksione ndaj turqise
Pas

VIDEO/ Alarmi për bombë në makinë, flet gjyqtari: U shkaktua nga grushti kriminel i atdheut tim

Para

Rama pret në takim kryeministrin italian, çfarë u diskutua mes tyre

Para
Rama pret në takim kryeministrin italian, çfarë u diskutua mes tyre

Rama pret në takim kryeministrin italian, çfarë u diskutua mes tyre

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kodi i ri Penal/ “Të alarmuarit të shmangin diellin, drafti është publik për diskutim”, Rama: Problemi i Shqipërisë, ata që përdorin lirinë për…

Shpërthen bombola e gazit në një pallat në Vlorë! Panik mes banorëve, dëme të shumta materiale

I dërguari i Trump, Steve Witkoff, viziton Moskën këtë javë

Meta përballet me akuzat në SPAK, avokati i kreut të PL: S’ka prova për korrupsion, do të shkojmë me gjykim normal

Monument kombëtar lundrues në Francë/ Mbërrin në Durrës anija 81-vjeçare “Bel Espoir”

Bulqizë/U kap dhe u ndalua për veprën penale “Ngacmimi seksual”

Tensione në metronë e Romës! Burri italian sulmon turistët, ata i përgjigjen me muzikë!

Mbi 180 të vdekur në Gaza në 24 orët e fundit, për shkak të urisë

Kremlini reagon për herë të parë pas lëvizjes së nëndetëseve nga Trump: Duhet të jemi të kujdesshëm me retorikën bërthamore

Policia Rrugore Tiranë bën bilancin javor: Procedohen 21 shoferë për parkim të gabuar, bllokohen 60 makina

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.