13:20 | 10/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Ish-deputetja për Borchardt: Ti me xhestin tënd, më shumë sesa fyeve, u zhburrërove në sy të gruas tende!

21:38 | 15/10/2019
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
A do të dialogoni me qeverinë nëse e kërkon Meta? Ja si përgjigjet Nora Malaj

Ish deputetja e LSI-së Nora Malaj në një shkrim të gjatë në rrjetet sociale ka reaguar në lidhje me veprimin e trupshëm të ambasadorit të OSBE-së Bernd Borchardt, i cili nxorri gishtin e mesit ndaj protestuesve të Astirit.

“Kjo është fotoja që do të shoqëroj për të treguar zhburrërimin tënd!
Dhe në fund, tashmë nuk mund të ulesh në tryezat për të drejtuar politika kundër gjuhës seksiste, apo barazisë gjinore, se të gjithë do të drejtojnë gishtin, jo atë që u tregove ti, po atë tregues, duke të thënë filloje nga vetja.
Ti me xhestin tënd, më shumë sesa fyeve, u zhburrërove në sy të gruas tende! Në fund, vetëm njerëzit e vegjël përpiqen të poshtërojnë dhe të ulin të tjerët. Kush nënvlerëson është vlerëpak.
Kështu u sollët ju zoti Ambasador! Kujdes, se pas rrezikut vjen rrëshqitja… Ruaj gishtat...”- shkruan ndër të tjera Malaj.

Postimi i plotë

Gishti tregues!
Nga herët e pakta që kam qenë në stadium, për të parë ndeshjet e futbollit, kanë qenë ato herë kur ndiqja skuadrën e Vllaznisë, në vitin 2009.
Atëherë stadiumi nuk ishte rregulluar dhe për të qëndruar në stolat që vetēm stola nuk mund t’i quaje, ishte një sfidë e madhe, po gjithsesi qytetarët që e dashuronin skuadrën e tyre dhe në ato kushte e shijonin ndeshjen.
E teksa situata nxehej, ti duhet të përgatiteshe që shumë fjalë me pullë te kuqe do të dëgjoje nga tifozeria vendase. Loja fillon e nxehet, e teksa kemi zënë vend në mes të tifozerisë, nje grup djemsh nisin të nxehen… Nxehen me albitrin e teksa nisen të shajnë, kthejnë kokën nga ne… na shohin, e teksa nisen të bërtasin, më thonë me gjuhën e tyre melodioze dialektore:
”Ah maj shefe çka na ke ba!”.
Unë nuk kuptoj e më pas ata bërtasin: A ke motër mor albitër a?? A ke nan mor albitër??!! A ke grue mor albieter… mor mizerjet!!
Të gjithë qeshin dhe unë e kuptoj se tifozën në respektin e prezencës sonë nuk përdorin fjalë fyese, ndonëse janë të revoltuar! M’u kujtua kjo skenë kur po vështiroja pamjet filmike dhe sjelljen e neveritshme të një zotërie ambasador, që duke ecur rrugës me zonjën e tij në krahë, teksa kalon pranë grave – zonja të vendit tim, që protestojnë për bashkëshortët dhe djemtë e tyre, të cilët janë ndaluar nga Policia, pasi mbrojnë shtëpitë e tyre në Unazën e Re, u tregon gishtin e mesit këtyre zonjave…
E në krahë ka gruan e tij.. Çfarë ironie! Ambasadori me gishtin e mesit lart me zonjën në krahë!
Po zotëri, ti nuk e di çfarë sakrifica kanë bërë ato gra për familjet e tyre. Ti nuk e di zotëri dhe as zonja juaj, se çfare do të thotë të lashë shtëpinë me gjunjë, të marrësh ushqime me tollon, sic e kanë larë ato zonja para ‘90 e pas saj. Ti nuk e di zotëri çdo të thotë të rrisje femijët me 1 kg qumësht para ‘90 e më pas. Ti nuk e di, po as dhe zonja juaj, që për të bërë gjellën duhet të mbaje radhën për vajgur, duhet të pastroje furrnelën e vajgurit, duhet të vije fitilat, pasi të prisje kanatieret e pjesëtarëve të famijes, konsumuara në formë rripash dhe ti bëje fitil. Ti nuk e di zotëri dhe as zonja jote, që për të larë duhet të vendosje kazanin e të zije rrobat e bashkë me të duhet t’i laje e t’i shtrydhje me dorë. Ti nuk e di zotëri, po as edhe zonja juaj që dushet ishin me vajguri, e fëmijët tmerroheshin kur ato gratë që i pe atje, i lanin për të mbajtur higjenë e pastërti. Për këto sakrifica e shumë e shumë të tjera, ato gra që protestonin para derës së Policisë duhen vlerësuar e respektuar. Se janë të bukura gjer në dhimbje e të thjeshta gjer në madhështi.
Po ti dhe zonja jote nuk keni si ta dini!
Po ju dini mirë një gjë, ky popull është shumë i respektuar e i duruar. Po ka një masë. Nuk mund t’i prekësh simbolin e familjes, nënën, vajzën, motrën, gruan… Teksa mendoj sesi nervi të sundojë ndërgjegjen tende, ti harrove që në krahë kishe zonjën tënde dhe bëre xhestin më të shëmtuar, duke u zhburrëruar në sy të gruas tënde!
Ti harrove që je djalë i një nënë që po të kishte parë këtë skenë, do t’i kishte ardhur turp nga ty!
Uroj që mos të jesh gjysh i një mbese, se nuk di si do t’i pergjigjet, kur të pyesi, pse e ngrite gishtin e mesit kur kalove te ato zonjat (frau) dhe provokove qytetarët autoktonë të këtij vendi, që e respektojnë dhe e vlerësojnë dinjitetin e tyre.
Kjo është fotoja që do të shoqëroj për të treguar zhburrërimin tënd!
Dhe në fund, tashmë nuk mund të ulesh në tryezat për të drejtuar politika kundër gjuhës seksiste, apo barazisë gjinore, se të gjithë do të drejtojnë gishtin, jo atë që u tregove ti, po atë tregues, duke të thënë filloje nga vetja.
Ti me xhestin tënd, më shumë sesa fyeve, u zhburrërove në sy të gruas tende! Në fund, vetëm njerëzit e vegjël përpiqen të poshtërojnë dhe të ulin të tjerët. Kush nënvlerëson është vlerëpak.
Kështu u sollët ju zoti Ambasador! Kujdes, se pas rrezikut vjen rrëshqitja… Ruaj gishtat…

Etiketa: Bernd BorchardtNora Malaj
Pas

“Ja si e identifikova trafikantin e drogës”, Edi Paloka: Më tha ‘çkemi shefo’, na informonin…

Para

“Më kishin zënë pritë”, Noka tregon përplasjet gjatë fushatës në Dibër: Policët me dolën si banditë, do t’i qëlloja po të kisha pistoletë!

Para
“Më kishin zënë pritë”, Noka tregon përplasjet gjatë fushatës në Dibër: Policët me dolën si banditë, do t’i qëlloja po të kisha pistoletë!

"Më kishin zënë pritë", Noka tregon përplasjet gjatë fushatës në Dibër: Policët me dolën si banditë, do t’i qëlloja po të kisha pistoletë!

Discussion about this post

 



Të Fundit

Rinumërimi i votave në Tiranë dhe Fier! Berisha: Për hir të transparencës, PD mbështet kërkesat e kandidatëve që kërkojnë rishikim!

Manipulimi elektoral përmes Trenit Bullgar/ Berisha: Kjo video nuk lë më shteg edhe për dyshimin më të vogël

Presidenti Bajram Begaj nderon 147-vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

Nis seanca në GJKKO për dosjen “5D”, mungojnë tre të paraburgosurit Redi Molla, Taulant Tushe dhe Mariglen Qato.

Ndarja nga jeta e Bujar Bukoshit! Berisha: Dha kontribut të çmuar për çështjen e Kosovës dhe të shqiptarisë

Shiste doza kokaine në qytetin e Vlorës, arrestohet 17-vjeçari

Shtynë djalin 12-vjeçar të pronarit të banesës të grabiste 6 milionë lekë në kasafortë, arrestohen dy autorët! E pëson edhe i mituri

Tjetër ngjarje e rëndë në shkolla! Nxënësi ther për vdekje asistenten në Francë

Sulmi me armë në shkollë në Austri! Shkon në 9 numri i të vdekurve, shumica janë nxënës

Një koli plot me euro, kapet 43 vjeçari në portin e Vlorës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.