16:58 | 08/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Arrestohet anëtari i “rrezikshëm” i bandës së Selenicës, i dënuar me burgim të përjetshëm (FOTO+EMRI)

13:10 | 16/10/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Arrestohet 45-vjeçarja pasi rrahu nusen e vëllait. Motra tjetër nxjerr armën…

Policia e Vlorës ka arrestuar ditën e sotme një person, i cili rezulton të jetë i dënuar me burgim të përjetshëm.

Nga burime për Faxweb.al, mësohet se në pranga ka rënë Tesiljano ose Tesi Basho. Basho i dënuar për disa vrasje edhe në Itali.

Ndërkohë pritet informacioni i plotë nga policia e cila ka paralajmeruar nje konference për shtyp mesditën e sotme.

Historia mbi 20 vjecare e “Bandës së Selenicës”

Zanafilla e këtyre konflikteve të përgjakshme daton më shumë se 20 vite më parë, në vitin 1998, kur anëtarë të familjeve Llanaj dhe Petraj u përfshinë në një konflikt për motive të dobëta, e ku mbeti i vrarë kunati i Baftjar Llanajt, e pak më vonë u plagos edhe një anëtar i fisit Petraj.

Pesë vite më vonë, në vitin 2003, vritet një nga vëllezërit e fisit Petraj. Hakmarrjet e nisura do të vijonin në qershor të vitit 2011, kur në vendin e quajtur “Bishti i Malit” ekzekutohet me armë automatike 62-vjeçari Baftjar Llanaj.

Për këtë ngjarje u arrestuan Ardian Azizi dhe Fatmir Petraj. Pas kësaj ngjarjeje, fisi i Llanajve filloi të forcohej duke krijuar bandën e tyre, e filluan të lëviznin me mjete të blinduara dhe të shoqëruar nga persona të armatosur.

Kalvari i hakmarrjeve do të shënonte ngjarjen e radhës të përgjakshme, atë të 7 prillit në lagjen “Çole” të Vlorës, ku u ekzekutuan 3 të rinj brenda një lokali. Për këtë krim u dënua me 35 vite burg Aleksandër Llanaj.

Më 1 tetor të vitit 2017 do të shënohej ngjarja e radhës kriminale, që kishte në shënjestër anëtarë të fisit Llanaj. Në rrugën transballkanike të qytetit bregdetar i bëhet atentat Ferdinand Llanajt, i cili udhëtonte me një mikun e tij. Madje, plumbat nuk kursyen në këtë ngjarje edhe një fëmijë që ndodhej në automjetin e Ferdinandit. Fatmirësisht kjo ngjarje shënoi vetëm të plagosur.

Si për të konfirmuar që hakmarrjet e nisura dy dekada më parë ndaj fisit Llanaj, jo vetëm që nuk janë shuar, por kërkojnë të marrin jetë të tjera, shërbeu atentati ndaj mikut të Llanajve, Mikel Mehmeti, mbrëmjen e 14 janarit të këtij viti, ku Mehmeti mbeti i plagosur rëndë, ndërsa autorët janë ende në kërkim.

\

Etiketa: arrestohet i shumekerkuaribanda e selenicestesi bashotesiljano basho
Pas

3 vjeçarja përdhunohet nga gjyshi, babai bën veprimin e papritur kur zbulon ngjarjen

Para

Hyn ‘live’ nga makina, Rama: Jam nisur për në Bruksel, Merkeli po bind Macronin, unë jam me Zaevin

Para
Hyn ‘live’ nga makina, Rama: Jam nisur për në Bruksel, Merkeli po bind Macronin, unë jam me Zaevin

Hyn 'live' nga makina, Rama: Jam nisur për në Bruksel, Merkeli po bind Macronin, unë jam me Zaevin

Discussion about this post

 



Të Fundit

Procedohet 40-vjeçari në Ersekë, dhunoi vjehrrën e tij

Gjendet një sasi lëndë piroteknike në Universitetin Politeknik, policia vijon hetimet

50 të vrarë dhe 100 të plagosur nga sulmet izraeliane në ditën e Kurban Bajramit

Rasti “Banjska”/ Autoritetet serbe ndalojnë një ish-pjesëtar të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës (EMRI)

E rëndë në Tiranë! Hidhet nga lartësia, humb jetën 30-vjeçari

Nuk ushtruan kontroll në mjetin ku po transportoheshin 6 kg heroinë, zbardhen emrat e efektivëve të arrestuar në Kapshticë

Trazira në “Arenën Kombëtare”: Arrestime dhe procedime pas ndeshjes Shqipëri–Serbi, mes tyre edhe një punonjës sigurie

Foshnja dhe gruaja u gjetën të pajeta në një park të Romës, detaje nga hetimet: Viktimat ishin lakuriq, kanë vdekur në kohë të ndryshme! Misteri i gruas së veshur me të zeza

Ishte bllokuar në plazhin e Akuariumit, policia i vjen në ndihmë turistit amerikan

Test për qeverinë Vuçiç/ Mbahen zgjedhjet lokale në dy komuna të Serbisë, qendrat e votimit hapen pas bllokadave të studentëve

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.