18:52 | 27/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Merkeli nuk bind dot Macronin për negociatat me Shqipërinë: Si t’ua them Francezëve se janë të dytët në botë si azilkërkues

20:01 | 16/10/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Merkel dhe Macron i përgjigjen Koresë së Veriut

Kancelarja gjermane, Angela Merkel nuk ka arritur të bindë presidentin francez, Emmanuel Macron, për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Presidenti i Francës, në një konferencë të përbashkët me kancelaren gjermane, Angela Merkel, ka zbardhur arsyen sepse vendi i tij nuk mbështet hapjen e negociatave për Shqipërinë.

Macron u shpreh “si t’ua shpjegoj unë qytetarëve francezë, që vendi i dytë përsa i takon kërkesava të azilkërkuesve është Shqipëria”.

Presidenti francez tha se kemi lirinë e vizave me Shqipërinë edhe pse nuk kemi hapur negociatat, ndaj edhe shqiptarët kërkojnë azil në Francë.

Merkel: Kemi disa diferenca sa i përket problematikave që janë shfaqur. Ashtu siç e dini duhet një vendim unanim për çeljen e negociatave. 

Ndërkohë presidenti Macron ka vijuar tu mbetet besnik deklaratave të mëparshme, duke theksuar se duhet reformim i procedurave të pranimit të shteteve në BE.

Macron: Do ti përmbahemi deklaratave tona politike sa i përket çështjeve kaq të rëndësishme. Evropa është një shtëpi e bukur dhe e madhe e jona. Njëri prej pjesëtarëve vendosi të largohej.  Në këto lloj rastesh dritat e bukura që ka shtëpia mund të duken të bukura nga larg. 

E përshëndes kurajon dhe reformat që ka ndërmarrë Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut. Do flisja për një sinjal pozitiv, por Ballkani është tejet strategjik.

Franca është një nga vendet që ka vendosur veton për të shtyrë procesin e hapjes së negociatave me Shqipërinë, ndërsa qëndrimi i saj mbështetet edhe nga Holanda dhe Danimarka, që konsiderohen edhe si 3 shtetet skeptike.

Ndërkohë që edhe Spanja ka një qëndrim pothuajse të njëjtë, ndërsa Gjermania ka artikuluar një Po me kushte, duke parashtruar 9 të tilla.

Etiketa: angela merkelMacronpse nuk hap negociatat
Pas

Droni zbulon parcelën me drogë, 250 bimë deri në 3 metra të larta

Para

Racizmi në Bullgari-Angli, legjenda e futbollit kërkon me lot në sy dënimin e vendit të tij (Video)

Para
Racizmi në Bullgari-Angli, legjenda e futbollit kërkon me lot në sy dënimin e vendit të tij (Video)

Racizmi në Bullgari-Angli, legjenda e futbollit kërkon me lot në sy dënimin e vendit të tij (Video)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Matura Shtetërore në prag, 27 mijë të rinj në përgatitjet e fundit, në qershor mbahen 4 testet e detyruara

Vjosa drejt UNESCO-s, aprovohet dosja për shpalljen Rezervat Biosfere

Kosova merr nën kontroll edhe një objekt tjetër në Leposaviç

Administrata Trump kërkon të anulojë kontratat federale me Harvardin me vlerë rreth 100 milionë dollarë

Kandidatja e PD-së në Durrës ankimim në KQZ, pse Ulliri pretendon mandatin e Ndojës

Vrasje makabër në Brazil/ 35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

U raportua se mishi i derrit me salmonelë shitej në fshehtësi, reagon AKU: U asgjësua

Operacioni në Belgjikë/ SKY ECC çmonton organizatën shqiptaro-italiane, 14 të arrestuar dhe qindra kg kokainë e kapur

Meloni “i shkel syrin” Uashingtonit, kryeministrja italiane: E ardhmja e BE-së është e lidhur ngush me SHBA-në

“Trump, sanksione të reja për Putin”/ “Wall Street Journal”: Goditje sektorit bankar për të pranuar armëpushimin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.