12:44 | 22/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Diellza Kolgeci rrëfen historinë e dashurisë me basketbollistin 11 vite më të ri

20:19 | 16/10/2019
në Aktualitet, Flash, ShowBiz, Te Fundit, Te Gjitha
0
Diellza Kolgeci rrëfen historinë e dashurisë me basketbollistin 11 vite më të ri

Në  emisionin “Rudina” në Tv Klan, modelja Diellza Kolgeci, që edhe sot vazhdon të jetë ikonë e bukurisë në Kosovë, ka folur ndër të tjera edhe për historinë e saj të dashurisë me Fisnik Rugovën.

Ai është një basketbollist profesionist dhe luan për Prishtinën dhe Kombëtaren e Kosovës. Diellza dhe Fisniku kanë qenë miq, kanë pasur një shoqëri të përbashkët në Prishtinë, frekuentonin vende të njëjta, por janë dashur vite që ata të nisnin historinë e tyre të dashurisë.

“Kur kemi filluar tamam ka qenë para 2–3 viteve. Fisi më ka shkruar edhe më herët, jo se e kam injoruar por në fillim nuk e kam pëlqyer ashtu, e kam ndjekur si futbollist, se mua më pëlqen sporti, më pëlqente si sportist. Kur kemi qenë më shumë bashkë, me shoqëri më ka pëlqyer karakteri i tij, që është shumë i qetë, edhe me qenë nervoz është shumë i buzëqeshur. Pak a shumë e kemi të ngjashme këtë, por unë në shtëpi e tregoj, jam temperament. Shoqëria dhe vendet e njëjta janë ato që na ka lidhur“.

Modelja tregon se karakteri i tij e ka tërhequr së tepërmi, por nga ana tjetër ajo e ka të vështirë të përshkruajë me fjalë dashurinë për të, sepse dashuria sipas saj nuk mund të shpjegohet.

“Gjatë bisedimeve, kur flet me dikë më gjatë, janë ato shkëndija që unë gjithmonë them që kur dikë e ndjen vërtet, nuk mund të thuash që kjo ose ajo më bëri përshtypje. Gjithmonë femrat e kanë jo zeshkan, jo biond, mua këto më duken qesharake. Gjithmonë është diçka, një shkëndijë, nuk e dinë as vetë çfarë është. Por vetëm e dinë që është njeriu jot, njeriu i zemrës tënde. Ndoshta ka qenë ajo qetësia e tij por jo vetëm kjo, ka qenë diçka që nuk mund të përshkruhet me fjalë. Unë shpesh them ka qenë e shkruar nga Zoti, se besoj shumë në Zot”.

Edhe pse tani kanë një vajzë, çifti ende nuk ka bërë një dasëm, madje nuk është as në planet e afërta të tyre.

“Edhe më herët kur më kanë pyetur njerëzit kur do bëni një dasëm, çfarë ka të re. Nuk jam nga ato vajza që i preferoj shumë dasmat, edhe të shkoj përtoj. Jam marrë shumë me organizime, kam veshur shumë fustane të bardhë, kam reklamuar. Ndoshta ma ka hequr qejfin për të bërë dasmën time, nuk them që ndoshta nuk ka për të patur fare, por nuk jam fort. Edhe kur ke shoqëri të madhe, familje shumë të madhe është me të vërtetë stres dhe nuk e besoj se do kënaqem fort në dasmën time“, u shpreh ajo.

Etiketa: diellza kolgeci
Pas

Racizmi në Bullgari-Angli, legjenda e futbollit kërkon me lot në sy dënimin e vendit të tij (Video)

Para

Kryetifozi i Kosovës: Turp për Shqipërinë, festa pas mundjes së Kosovës

Para
Kryetifozi i Kosovës: Turp për Shqipërinë, festa pas mundjes së Kosovës

Kryetifozi i Kosovës: Turp për Shqipërinë, festa pas mundjes së Kosovës

Discussion about this post

 



Të Fundit

I vdes pacientja gjatë operacionit, mjeku në Durrës akuzohet për neglizhencë në trajtimin mjekësor

‘Notturno’ botohet në italisht, libri i ish-presidentit Bamir Topi! Prezantohet në Torino

Ambasada Amerikane në Tiranë dhuron pajisje për rritjen e sigurisë në burgje

Britania shqyrton ligjin e kastrimit për pedofilët dhe abuzuesit seksualë

Macron kryeson takimin për të adresuar ‘kërcënimin’ e Vëllazërisë Myslimane

Diplomacia e Selisë së Shenjtë, WSJ: Samiti Rusi-Ukrainë në Vatikan mund të mbahet në mesin e qershorit

Elon Musk viziton Pentagonin, pritet nga Sekretari amerikan i Mbrojtjes Pete Hegseth

Ish-kreu i inteligjencës britanike: Lufta e Izraelit, kërcënim për Evropën e botën

Gonxhja më i votuari në Tiranë: S’ka lidhje me Bashkinë, por përgjegjësia është e madhe

Anija luftarake e Koresë së Veriut dëmtohet gjatë lëshimit, Kim Jong Un “shpërthen” në akuza dhe thërret mbledhje urgjente

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.