Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, i ka bërë presion ambasadës së Britanisë së Madhe në Kosovë, përmes rrjeteve sociale, që t’i përgjigjen pse pranuar të fotografohen në selinë e Vetëvendosjes ku qendron flamuri i Shqipërisë.
“Kujt i takon flamuri që qendron pranë tij dhe cilit shtet i takon, shkelqësia juaj”, pyeti presidenti serb, Abbottin.
Ambasada vetëm pas pak orësh i është përgjigjur presidentit serb i cili insistonte për një deklaratë rreth vizitës në selinë e VV-së, të ambasadorit të Britasnisë së Madhe në Kosovë, Nuicholas Abbott.
“Një foto së fundmi e ambasadorit në tkaim me një nga liderët politikë të Kosovës ka marrë vëmendje rajonale. Është puna e ambasadës të bashkëpunojë me akterët politikë në Kosovë. Ne nuk zgjedhim se si bashkëbisedues, në rolin e një partiaku, e rregullon mjedisin e tij”, i ka kthyer Ambasada britanike në Kosovë përgjigjen Vuçiçit që ngulmonte për të marrë një të tillë.
“Faleminderit për përgjigjen e qartë Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë. Të gjithë e kuptuam persoshmërisht”, ka thënë Vuçiç pasi e mori përgjigjen.
(F.GJ/FAXWEB.AL)