15:02 | 28/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

U dënua me 4 vite burg, lirohet vëllai i Alketa Vejsiut, çfarë e bëri Gjykatën të ndryshonte vendim?!

09:43 | 18/10/2019
në Aktualitet, Kryesore, ShowBiz, Te Fundit, Te Gjitha
0
U kap me mina dhe drogë, Alketa Vejsiu reagon për herë të parë pas arrestimit të vëllait

Endrit Vejsiu, vëllai i prezantueses së njohur, Alketa Vejsiu, ka arritur të marrë lirinë një vit pas arrestimit në Lezhë, raporton Faxweb.al.

Atij iu gjetën në automjet katër mina me telekomandë, si dhe gjithashtu iu sekuestruan një sasi prej tre kilogramë lënde kanabis sativa. Gjykata a Lezhës ka urdhëruar lirimin e tij të menjëhershëm në datën 15 tetor, duke gjetur disa klauzola të çuditshme për të justifikuar vendimin.

Pavarësisht se Gjykata e Lezhës e kishte dënuar Vejsiun me gjashtë vite burg, që i konvertoheshin më pas në 4 vite për shkak të gjykimit të shkurtuar, me një vendim të dytë është ndërprerë vuajtja e dënimit në burg.

‘’Ne aplikim te nenit 59 te K.Penal urdherohet pezullimi i ekzekutimit te pjeses se denimit te mbetur pavuajtur, duke e vene ne prove te pandehurin, per nje periudhe kohe prei 5(pese) vitesh, me kusht qe gjate kesaj kohe, duke filluar nga dita e neserme e shpalljes se ketij vendimi, i pandehuri te mos kryeje asnje veper tjeter penale si dhe te mbaje kontakte me Sherbimin Proves Zyra Vendore Tirane”, njofton Gjykata e Lezhës në vendimin e saj.

Ne lidhje me kerkesen tuaj te dates 17.10.2019 ju informojme se Gjykata e Rrethit Gjyqesor Lezhe me vendimin e dates 15.10.2019 ka vendosur si me poshte:

  1. Deklarimin fajtor te te pandehurit Endrit Vejsiu per kryerjen e vepres penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” të parashikuar nga neni 283/1 i K.Penal dhe dënimin e tij me 5 (pesë) vite burgim.
  2. Deklarimin fajtor të të pandehurit Endrit Vejsiu për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” të parashikuar nga neni 278/5 të K.Penal dhe dënimin e tij me 5 (pesë) vite burgi
  3. Në bazë të nenit 55 të Kodit Penal, bashkimin e dënimeve për disa vepra penale dhe dënimin e të pandehurit Endrit Vejsiu, me një dënim të vetëm prej 6 (gjashte) vite burgim.
  4. Ne zbatim te nenit 406/1 te Kodit te Procedures Penale, te pandehurit Endrit Vejsiu i ulet 1/3 (nje ereta) e denimit te dhene, duke u denuar perfundimisht me 4(kater) vjet burgim.
  5. Ne aplikim te nenit 59 te K.Penal urdherohet pezullimi i ekzekutimit te pjeses se denimit te mbetur pavuajtur, duke e vene ne prove te pandehurin, per nje periudhe kohe prei 5(pese) vitesh, me kusht qe gjate kesaj kohe, duke filluar nga dita e neserme e shpalljes se ketij vendimi, i pandehuri te mos kryeje asnje veper tjeter penale si dhe te mbaje kontakte me Sherbimin Proves Zyra Vendore Tirane.
  6. Ne aplikim te nenit 389 te K.Pr.Penale urdherohet shuarja e mases se sigurimit “Arrest ne burg” dhene ndaj te pandehurit Endrit Vejsiu me vendimin e Gjykates se Rrethit Gjyqesor Lezhe Nr 336 date 02.10.2018 dhe lirimin e menjehereshem te pandehurit Endrit Vejsiu nga ambientet e IEVP “JordanMisja” Tirane, nese nuk mbahet i arrestuar, i ndaluar, apo i denuar per ndonje veper tjeter penale.
  7. Në zbatim të kërkesave 60 pika 9 dhe 10 të K.Penal të urdhërohet i pandehuri Endrit Vejsiu që mos shoqëerohet me persona të dënuar si dhe të mos mbajë apo përdori armë.
  8. Në bazë të nenit 190 pika 1 gërma “b” të K.Proc.Penale, provat materiale konkretisht materiale bimor (cannabis sattiva) sekuestruar me datë 30.09.2018 në automjetin tip OPEL CORSA, me targa AA 419 SP që drejtohej nga shtetasi Endrit Vejsiu të asgjësohet, e cila është lënë në ruajtje në Magazinën Qendrore të drogave Tiranë, e futur në qesën me nr. X10003871 (sipas aktit të ekspertimit kimik me nr. 11528, datë 31.10.2018), ndërsa katër qeset e provave materiale prej letre brenda të cilave ndodhen cilindrat dhe tre aparatet telefonik që janë lënë në ruajtje në magazinën e provave pranë Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës Parë Lezhë, të kalojnë në favor të shtetit.
  9. Shpenzimet hetimore të dokumentuara në masën 10 000 (dhjetë mijë) lekë dhe ato gjyqësore, ti ngarkohen të pandehurit.
  10. Kunder ketij vendimi lejohet ankim ne Gjykaten e Apelit Shkoder, brenda 15 diteve, duke filluar ky afat nga e nesermja e shpalljes se vendimit.

U shpall sot, ne Lezhe, me 15.10.2019

(E.K/Faxweb.al)

Etiketa: lirohet vellai i alketa vejsiutvellai i alketa vejsiut
Pas

Negociatat, kryeministri holandez kërkon ndarjen e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut

Para

U tregoi gishtin e mesit banorëve të Astirit, OSBE nis hetimet për ambasadorin Borchardt

Para
U tregoi gishtin e mesit banorëve të Astirit, OSBE nis hetimet për ambasadorin Borchardt

U tregoi gishtin e mesit banorëve të Astirit, OSBE nis hetimet për ambasadorin Borchardt

Discussion about this post

 



Të Fundit

Takimi i liderëve BE-Ballkani Perëndimor do të zhvillohet në Shkup javën e ardhshme, zbulohet axhenda

“Dorëzohet” OBSH-ja, publikon raportin përfundimtar të Covid-19: Nuk ia gjejmë dot origjinën

“Kosova, Serbi”, thirrje nacionaliste në Gazimestan

66 fëmijë kanë humbur jetën nga kequshqyerja në Gaza

Festa e Vidovdanit, policia pengon serbët të hyjnë me flamuj në Gazimestan

I vodhi një shumë parash një shtetasi, procedohet 38-vjeçari në Himarë

Të paktën 34 persona të vrarë në Gazë teksa rriten shpresat për armëpushim

Përfshihet nga flakët banesa në Lezhë, shkrumbohen orenditë shtëpiake

Përplasje mes policisë dhe një të riu në aksin Lezhë-Milot, blutë qëllojnë drejt mjetit të tij

Sulm me bombë në Pakistan, 13 ushtarë të vrarë dhe 29 të plagosur

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.