Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev prononcimin e parë publik prej fillimit të Samitit të liderëve të BE-së e bëri në orët e vona në facebook duke theksuar se BE-ja duhet ta pranojë se Ballkani është evropian. Ai në shkrimin e tij duket i dorëzua përpara cilitdo vendimi dhe shkruan:
“Askush nuk mundet të na i ndalë reformat dhe ndryshimet që bëmë së bashku dhe nga ky moment do të dalim vetëm më të fortë dhe me më shumë përvojë. Do të bëhemi anëtarë të NATO-s gjë e cila ishte qëllimi ynë strategjik nga pavarësia deri sot. Është e dukshme që Ballkani ka ndryshuar dhe që është bërë burim stabiliteti. BE-ja e di mirë këtë dhe duhet ta pranojë se Ballkani është evropian. Mbetemi të përkushtuar dhe me punë do të dëshmojë ku e kemi vendin”, shkruan Zaev.
Pavarësisht debateve me orë të zgjatura duket se Franca do ti qëndrojë deri në fund vendimit të saj për të mos hapur negociatat me të dy vendet, pavarësisht se Holanda kishte bhedhur më herët në tavolinë tezën për ti thënë PO Maqedonisë, dhe JO Shqipërisë.