Ish-deputetja e PD Grida Duma e ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, foli për negociatat dhe dorëheqjen e Ramës meqë përgjigja ishte negative, Duma tha se Zaevi duhet t’i kërkonte Ramës të dorëhiqej se ka penalizuar dhe Maqedoninë e Veriut. Ndër të tjera, Duma shprehet se personalisht nuk ka frikë nga Reforma në Drejtësi pasi nuk ka qenë në pushtet.
“Si ka mundësi që 150 mijë profesionistë e kanë lënë këtë vend, prapë shqiptarët e kanë fajin? Unë s’kam qenë në pushtet, s’kam frikë nga reforma në drejtësi. Ta ndajmë të keqen nga e mira, jo e gjithë klasa politike është njësoj… Ne e kemi kapur problemin në themel, ai nuk ikën sepse e di që vota dhe pëlqyeshmëria shqiptare nuk do të lexohet. Sot po diskutojmë për zgjedhje të parakohshme, s’ka ndodhur hataja. E kuptoni që sot Zaev duhet të thoshte ta japi dorëheqjen ai se më ka penalizuar mua. Ne kemi penalizuar Maqedoninë e Veriut. Nuk e thotë Zaev këtë, e thotë ky që thotë se është faji i Europës”, u shpreh Duma.