Myftiu i Shkodrës, imam Muhamed Sytari ka reaguar për rastin e Alvin Berishës, fëmijës shqiptar që ndodhet në një nga kampet e ISIS në Siri.
Myftiu i ka bërë thirrje të thirrje familjet shqiptarë që janë mashtruar nga propagandat e ISIS duhet të kthehen në Atdhe përmes ndihmës së shtetit.
“Familjet e shqiptareve te gënjyer apo te mashtruar nga propaganda false te atyre diteve te kthehen nje ore e me pare ne vendin e tyre. Normalisht diplomacia me të gjitha format duhet të interesohet dhe të luaj rol vendimtar qoftë edhe për kthimin e një femije. Ne si komunitet fetar i qëndrojmë thirrjeve tona dhe nuk tërhiqemi. As nuk e ndryshojmë thirrjen tone per asnjë arsye sepse eshte thirrje e drejtë dhe ajo që ka ndodhur në Siri gjatë ketyre viteve eshte një zullum i madh te cilin nuk e kemi dëshiruar dhe nuk e pranojmë dhe nuk e pranon asnjë mendje e sheëndoshë”, tha Myftiu i Shkodrës