Janë mbyllur në barazim pjesët e para të tri ndeshjeve e Kategorsë Superiore të orës 17:00.
Ndeshja më e rëndësishme e javës së tetë është ajo që po zhvillohet në Shkodër mes Vllaznisë dhe Partizanit. Një takim që është zhbllokuar në minutën e 14-të nga Cordeiro, i cili ka përfituar nga një gabim i portierit Sherri.
Gjithsesi, festa e miqve nuk ka zgjatur shumë pasi shkodranët kanë gjetur golin e barazimit katër minuta më vonë me Krymin, i cili ka dërguar topin në rrjetë pas një pritje të bukur të portierit Hoxha.
Është mbyllur 2-1 pas 45 minutave edhe sfida mes Tiranës dhe Laçit. Dunga ka shënuar për bardheblutë pas katër minutash lojë, ndërsa Nwabueze ka barazuar për miqtë dy minuta më pas. Dy minuta para fundit ka ardhur goli i dytë i vendasve, i realizuar nga Cale.
Ndërkohë është mbyllur në barazim pa gola ndeshja që po luhet në Korçë mes Skënderbeut dhe Kukësit.