Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në bjeshkët e Gjallicës, në Kukës, ku një 43-vjeçar është plagosur rëndë nga ariu.
Burime të Faxweb.al bëjnë me dije se qytetari që ka mbetur i plagosur është Ekrem Onuzi, i cili jeton gjatë verës në bjeshke me bagëti
Ka më shumë se dy orë që Onuzi ka njoftuar se e ka sulmuar ariu në vendin e quajtur Sasat, bjeshka Gjallicë, dhe i ka shkaktuar plagë të shumta në trup, duke i duke i dëmtuar rëndë këmbën dhe kokën duke i shkaktuar hemorragji të shumta
Është njoftuar Salla e Emergjencave për helikopterin dhe akoma nuk është njoftuar nisja e tij nga Tirana për shpëtimin e të plagosurit. Policia e Kukësit ka konfirmuar rastin por shton se është e vështirë ndërhyrhja për shkak të terrenit mjaft të thyer në Bjeshkë.
Njoftimi i policisë për rastin:
Jemi njoftuar në sallën operative se në vendin e quajtur Sasat, mali i Gjallices, shtetasi E.O., rreth 45 vjeç, banues në fshatin Nangë, duke kullotur bagetitë është sulmuar nga një Ari, duke i shkaktuar plagë në kokë, shpatullë dhe në kembë.
Policia është nisur drejt vendit të ngjarjes.
Nga Tirana është nisur dhe helikopteri në ndihmë, për shkak të terrenit të vështirë malor.
(E.K/Faxweb.al)