Një aksident me pasojë një të vdekur raportohet se ka ndodhur tek Shkëmbi i Kavajës.
Dyshohet se një mjet ka përplasur për vdekje këmbësorin. Nga vendgjarja raportohet se këmbësori i ka prerë rrugën shoferit të makinës, pasi ka kaluar trafik ndarësen.
Ndërkaq është shoqëruar në polici shoferi i mjetit, për të sqaruar më tej mbi rrethanat e ngjarjes së rëndë.
“Më datë 20.09.2019, rreth orës 18:30, në autostraden Kavajë – Durrës, te Shkëmbi Kavajës, mjeti tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin D. Gj., ka aksidentuar këmbesorin shtetasin R.D., rreth 80 vjeç, i cili ka ndërruar jetë.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”- njofton policia.