Pas një periudhe qetësie, janë rikthyer sërish lëkundjet e tokës në vendin tonë.
Tërmeti më i fundit është regjistruar rreth orës 23:15 të mbrëmjes së djeshme, ndërsa epiqendra e tij ka qenë 54 kilometra në lindje të Tiranës, në afërsi të Librazhdit.
Magnituda e lëkundjeve ka qenë 3.1 e shkallës Rihter.
Raportohet se lëkundjet janë ndjerë në Tiranë, Dibër, Elbasan, Korçë dhe Maqedoninë e Veriut.