Partia Socialiste ka mbledhur kryesinë mëngjesin e sotëm, dhe më pas pritet që të ketë një takim mes Ramës dhe disa drejtuesve të lartë në PS. Në mbledhjen e Kryesisë mësohet se diskutimet janë fokusuar te zgjedhjet e brendshme në PS, ku pritet të zgjidhen strukturat e reja në të gjitha bashkitë e vendit.
Mësohet se Rama ka thërritur takim me Taulant Ballën, Gramoz Ruçin dhe Damian Gjiknurin, ndërsa paraprakisht thuhet se tema e bisedës do të jetë Reforma Zgjedhore, që mbetet një nga kushtet kryesore të ndërkombëtarëve.
Mëngjesin e sotëm gazetari Nikoll Lesi, përmes burimeve në qeveri shprehej se Rama do të shpallë sot zgjedhjet e parakohshme, po sesa e vërtetë do të jetë kjo na mbetet të presim orët e mëvonshme.
Vetë Rama nuk e ka pranuar për asnjë moment mundësinë e dhënies së dorëheqjes, për dështimin për të disatin vit me radhë në procesin e çeljes së negociatave.
(E.K/Faxweb.al)