Shkrimtari dhe drejtuesi i Institutit për krimet e komunizmit Agron Tufa ka publikuar në Facebook, letrat e dy vëllezve të cilët propozonin dënim me vdekje për babain e tyre.
Tufa shkruan se të detyruar nga ish-Sigurimi i shtetit, dy vëllezërit kanë dënuar me vdekje babain e tyre.
Shkrimtari thotë se të atit i cili ishte mësues i kanë gjetur armë pa leje dhe disa revista e gazetave të “paraçlirimit”.
“Arsyeja është se të atit (mësues që nga koha e mbretnisë)i kanë gjetur një armë pa leje dhe disa revista e gazeta të “paraçlirimit”.
Pjesë nga letra e parë:
”Lutje
Gjykatës Ushtarake Gjirokastër
Punoj në Peqin me subjektet për kërkimet gjeologjike, por dëgjova nga fshatarët e mi se babai i im ka bashkëpunuar me reaksionin, ku Sigurimi i gjeti armë. Prandaj, këtij personi ARMIK dhe jo të lejueshëm për Partinë e Punës t’i jepet dënimi më ekstrem dhe unë, si djalë i tij, i pres marrëdhëniet me të. Unë jam larguar që në 3 mars 1952 dhe nuk jam pjekur me të dhe nuk e kuptoja se ç’qëndrim mbante ai ndaj këtij pushteti.
Nga ana ime të jepet dënim më i rëndë, si dhe nga ana e pushtetit. Se elementë tillë, pushteti nuk i ushqen me bukë, por me plumb.
Gjirokastër, 30 prill 1953”.
Pjesë nga letra e dytë:
”Plumbin Ballit. Se të tillë elementë janë pengesë për popullin shqiptar. Yzberisht, 1 maj 1953”
Postimi i plotë:
TË PROPOZOSH DËNIM ME VDEKJE PËR BABËN TËND
Lexojeni letrën e mëposhtme se si i detyronte ish Sigurimi i shtetit bijtë, për të dënuar me vdekje baballarët e tyre.
Arsyeja është se të atit (mesues që nga koha e mbretnisë)i kanë gjetur një armë pa leje dhe disa revista e gazeta të “paraçlirimit”. Janë dy tekste letrash nga dy vellezer. Te parin e jap te plote, te dytin vetem fundin, se ne thelb ngjajne shume në permbajtje…