16:40 | 27/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Gabim historik”, vijojnë replikat Rama-Basha, kryeministri: No coment (Foto)

16:31 | 21/10/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Shiko veten artist”, Basha ‘kërcënon’ Ramën: Nesër me fakte e dokumenta skema e hajdutërisë!

Kryeministri Edi Rama ka vijuar replikat me kryedemokratin Lulzim Basha lidhur me vendimin që mori Bashkimi Europian për të mos hapur negociatat me vendin tonë, ndërsa ky i fundit i kërkoi kreut të qeverisë dorëheqjen.

Përmes një fotomontazhi ku duket Basha dhe kryeministri Italian, Giuseppe Conte, Rama citon fjalët e homologut të tij ndërsa ka deklaruar se vendimi i BE-së ishte një gabim historik, ndërsa foton e shoqëron me komentin “No coment”.

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha me anë të një reagimi në rrjetet sociale pak më herët, ka ngritur disa pyetje ndaj kryeministrit Edi Rama ndërsa thotë se ka ardhur kohë të pranojë përgjegjësitë për dështimet e tij.

Më tej Basha vijon duke thënë se të gjithë janë lodhur me justifikimet e kryeministrit që sipas tij, ua hedh fajin gjithnjë të tjerëve.

“Kujt do t’ja hedhësh fajin për dështimin me shëndetësinë? Për ekonominë e shkatërruar? Kujt do t’ja hedhësh fajin për qeverinë tënde të korruptuar? Ka ardhur koha të pranosh përgjegjësitë për dështimet e tua. Është mbushur kupa. Europa të ka refuzuar, dhe shqiptarët do të refuzojnë.

Mjaft me shfajësime personale dhe fajësimin e të tjerëve z. Rama. Të gjithë janë lodhur me justifikimet e tua për dështimet e tua, gjithmonë duke mbrojtur veten, kurrë popullin tënd, asnjëherë gati të pranosh përgjegjësinë tënde. Fakti është, Europa të ka refuzuar.Ti ke dështuar”, shkruan Basha.

Kujtojmë se kryeministri i vendit, Edi Rama pas mbledhjes me kryesinë e Partisë Socialiste paraditen e sotme, deklaroi se u diskutua në lidhje me zgjedhjet brenda Partisë.

I pyetur nga gazetarët për kërkesën e kreut të PD-së, Lulzim Basha për të vepruar njëlloj si Zaev dhe për ta çuar vendin në zgjedhje të parakohshme, Rama u shpreh i qartë se nuk do të këtë zgjedhje të parakoshme (lexo këtu).

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: edi ramaGiuseppe Contelulzim bashanegociatat
Pas

Kryeqyteti më i vetmuar në Europë, një në çdo dy shtëpi banohet nga vetëm një person

Para

Letër publike Hagës: Hetojeni Hashim Thaçin për arrestimin dhe zhdukjen e Behadin Hallaqit

Para
Shkëmbim territoresh? Diplomati amerikan godet fort Hashim Thaçin: Është fundi i shtetit të Kosovës!

Letër publike Hagës: Hetojeni Hashim Thaçin për arrestimin dhe zhdukjen e Behadin Hallaqit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Zjarret në vend! Ministria e Mbrojtjes: Tre vatra gjatë ditës së sotme, të gjitha janë shuar

Makina përplas motorin që drejtohej nga adoleshenti në Vaun e Dejës, plagoset 16-vjeçari

Ministri i Jashtëm i Iranit pranon dëme serioze në objektet bërthamore

Gjermania rrit pagën minimale me 14% në 18 muajt e ardhshëm

Marrëveshje tregtare SHBA-Kinë, eksportohen mineralet e rralla drejt Amerikës

Betohen 350 rekrutë të rinj të Forcave të Armatosura të Kosovës në një ceremoni ushtarake

Komisioni Evropian njofton gatishmërinë për të transferuar 11 mld euro në Ukrainë

Rusia nis një valë të re sulmesh në Ukrainë, katër të vrarë

Belinda Balluku inspekton punimet për zgjerimin e rrugës hyrëse në Ksamil

Depozitat i kthehen rritjes në maj,shtohen me 1.2 miliardë euro në një vit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.