19:30 | 06/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Nuk jam surprizuar për vendimin e BE”, Kokëdhima: Klasa politike e pengon qëllimisht integrimin

20:46 | 21/10/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Nuk jam surprizuar për vendimin e BE”, Kokëdhima: Klasa politike e pengon qëllimisht integrimin

Kryetari i Partisë Zgjidhja, Koço Kokëdhima shprehet se Edi Rama në këto gjashtë vitë në pushtet ka vrarë shpresat e shqiptarëve, ndërsa klasën politike në vend që kanë dhe kanë pasur pozita drejtuese, e konsideron si të dështuar, të paaftë për të qeverisur dhe të lidhur ngushtësisht me njëri-tjetrin për interesa ekonomike.

Kokëdhima tha në Fax News se, ajo çfarë e pengon procesin e integrimit të vendit është vetë kjo klasë politike, ndërkohë që akoma më tepër i rëndon akuzat kur thotë se kjo është e qëllimshme.

“Situata e shqiptarëve është përkeqësuar në këto 6 vite, ka vrarë shpresat e shqiptarëve që besuan se vendi do të bëhej më mirë. Ne nuk jemi surprizuar aspak, ne e kemi paralajmëruar se mos prisni Europën nga kjo klasë politike. Kjo situatë nuk është bërë pa  dashje, është bërë me dashje. Se kur kriminalizon shtetin, kjo nuk bëhet padashje por për interesat e 3-4 njerëzve që për interesat e tyre kanë shkatërruar gjithçka. PD dhe PS ndajnë pushtetin sëbashku dhe nuk është vetëm qeveria, por janë Parlamenti dhe institucionet e tjera shtetërore. Dështimi është vepër dhe investim i tyre të përbashkëta, shkatërrimi i shpresave është kontribut i përbashkët i tyre”, tha Kokëdhima.

A mori Maqedonia e Veriut kostot e Shqipërisë?

Kokëdhima: Është padyshim fqinji ynë dhe si i tillë duhet të ndihet i ndihmuar nga ne, dhe po u ndje i penguar, kjo është akoma më keq. Por për mua më shumë interesa ka se çfarë ndodh këtu.

Si e komentoni deklaratën e Ramës kur tha se “Dielli do të lind sërish”?

Kokëdhima: Rama është i papërgjegjshëm dhe e ushtron pushtetin një një formë të tillë. Nuk më çudit deklarata e tij. Ai bën propagandë për t’ju hedhur hi syve të ndërkombëtarëve dhe qytetarëve. Unë nuk pres që ai të ndërgjegjësohet se ndryshe do i kishte përmbushur kushtet. Shqipëria ishte shumë përpara vendeve të tjera për integrimin dhe se sa ka investuar BE, në vend që ti afrohemi Europës ne iu larguam dhe sot jemi vendi i fundit që nuk i janë hapur negociatat. Kemi mbetur ne dhe Maqedonia e cila kishte një problem më të përligjshëm me emrin. Na kanë marrë peng dhe na mbajnë peng. Na mbajnë të izoluar dhe pa të drejta që i takonin popullit.

Opozita kërkon vetëm pushtetin, të iki Rama të vijmë ne asgjë më shumë. Debati i 3 viteve të fundit vetëm për zgjedhje pa asnjë projekt, ata duan të mbajnë peng zgjedhjet bashkë me Edi Ramën. Edhe sot thonë të iki Rama dhe nuk shpalosin një platformë politike. Ata bashkëpunojnë me njëri-tjetrin.

A besoni se do të ketë një rishqyrtim për negociatat në muajin Nëntor?

Kokëdhima: Besoj se destinacioni do të arrihet dhe këto janë kostot që do të paguajmë. Kjo çështje është aspirata më e madhe e shqiptarëve sado pengesa të ketë nga klasa politike që kemi.

Vizita e pritshme Macron në Maqedoninë e Veriut dhe Shqipëri, dhe deklaratat e kryeministrave Rama e Zaev, a janë një shpresë që vijon të mbetet si një mundësi për një tjetër vendim së shpejti për negociatat?

Kokëdhima: Vizita e Macron është një dëshirë për të përcjellë mesazhin se axhenda europiane e dy vendeve ballkanike mbështetet nga BE. Vërtetë Maqedonia mund të ketë marrë një kosto nga kushtet e Shqipërisë, ndërsa është akoma më mirë që nuk janë ndarë të dy vendet që duhet të bashkëpunojnë për hapjen e negociatave.

Pse nuk jeni pjesë e asnjërës prej aleancave politike?

Kokëdhima: Ne do t’ju themi shqiptarëve të vërtetën, qoftë e ëmbël qoftë e hidhur. Nëse këta partitë e mëdha kërkojnë bashkëpunimin tonë dhe të shqiptarëve për të bërë reforma që e çlirojnë Shqipërinë, ne jemi gati të bashkëpunojmë por jo për të ndarë pushtetin. Nëse i bashkohen projektit tonë politik për demokratizimin e zgjedhjeve, sistemit dhe ekonomisë së vendit. Vendi jonë është vend që nuk mban dot asnjë nga burimet njerëzore të tij, që dëbon gjithë krahët e aftë për punë. Ne jemi gati të bashkëpunojmë me këta por jo që t’ju rrinë në zverk shqiptarëve. Lojës së tyre iu ka dalë boja, u bëjnë lavazh truri popullit, këta që në 30 vite nuk lanë gjë pa bërë.

Duhet të bëjmë një vend normal si gjithë vendet e tjera, të diskutojmë hallet e njerëzve dhe jo tonat personale. Sot kur është moment për reflektim thonë të ikin këta të vijmë ne pa marrë parasysh aspak se çfarë kanë bërë kur ishin në pushtet. Kam një thirrje ndaj qytetarëve, që të mos i servilosen as Shqupit as Rilindjes por t’i përkushtohen vendit të tyre, tha Koço Kokëdhima në Fax News.

https://www.facebook.com/faxweb.al/videos/2322568964520937/

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: koco kokedhima
Pas

Gjendet i vdekur në shtrat, kush është 30-vjeçari me precedent penal (EMRI)

Para

Pas dy javësh në reanimacion, avokati Maks Haxhia lë spitalin

Para
Maks Haxhia: Vërtetimi i marrë nga Tahiri nuk është i falsifikuar

Pas dy javësh në reanimacion, avokati Maks Haxhia lë spitalin

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Tifozët, mbështetja jonë”, Sylvinho jep porositë për futbollistët: Janë 90 minuta lojë, të jemi me shpirt e zemër në fushë!

Kina dhe Franca arrijnë konsensus për zgjidhjen e çështjeve tregtare

Dy sulmues për të ngacmuar portën e Serbisë? Sylvinho mban “sekret” formacionin: Nesër do njiheni me…

Një ditë para sfidës me Serbinë, Sylvinho: Shpresojnë të dhurojmë një ndeshje të bukur, ndeshemi për tre pikët

“Të japim gjithçka në fushë”, Gjimshiti: Jemi përgatitur si duhet për ndeshjen ndaj Serbisë, flas vetëm për çështjet e fushës

Ndeshja kundër Serbisë në Tiranë, trajneri Sylvinho dhe kapiteni Gjimshiti dalin para mediave: Ta kemi fokusin te vetja

Aksident rrugor në Bulqizë, gjendet gjallë pas tre ditësh i aksidentuari

Dibër/ Zhduket 35-vjeçari, babai denoncon në polici: Djali është larguar nga banesa

Shpërthen vullkani Fuego në Guatelamalë, mbi 700 njerëz evakuohen

Synonin të sulmonin Moskën, Rusia rrëzon tre dronë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.