03:50 | 18/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Qarkullonte me armë zjarri, arrestohet 32 vjeçari me rrezikshmëri të lartë

17:19 | 22/10/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Vjen për pushime, arrestohet turisti bullgar në Shqipëri

Një 32 vjeçar me rrezikshmëri të lartë shoqërore është arrestuar nga policia e Shkodrës, pasi qarkullonte me armë zjarri.

Në lagjen Vasil Shanto, është vënë re nga policia 32 vjeçari me iniciale Gj.P, i cili ka tentuar të largohet.

“Në momentin që 32-vjeçari ka parë Policinë ka tentuar të largohet dhe ka hedhur një armë zjarri pistoletë tip Zastava me dy krehëra me fishekë por është bllokuar dhe arrestuar nga Policia”, thuhet në njoftimin e policisë.

Mësohet se ky person ka qënë i dënuar me 8 vite burg për veprën penale “Vjedhja me armë”.

Informacioni zyrtar:

Vijojnë kontrollet nga Policia për personat që qarkullojnë me armë zjarri në qytet.

Kapet dhe arrestohet në flagrancë një 32-vjeçar me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i cili mbante armë zjarri pa leje.

Nga strukturat e D. V. P Shkodër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shkodër, në vijim të punës për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri, falë informacioneve të marra nga qytetarët, si dhe një pune të mirëorganizuar, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit Gj. P. 32 vjeç, banues në Shkodër, i dënuar më parë me 8 vite burg për veprën penale “Vjedhja me armë”.

Në lagjen “Vasil Shanto”, Shkodër, shërbimet policore kanë lokalizuar personin e dyshuar, I cili qarkullonte me një automjet dhe i kanë bërë shenjë të ndalojë.

Në momentin që 32-vjeçari ka parë Policinë ka tentuar të largohet dhe ka hedhur një armë zjarri pistoletë tip Zastava me dy krehëra me fishekë por është bllokuar dhe arrestuar nga Policia.

Vijojnë hetimet për dokumentimin e ngjarjeve të mëparshme në të cilat dyshohet së është i përfshirë ky shtetas.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.

(K.H/Faxweb.al)

Etiketa: arrestohet 32 vjeçariShkoder
Pas

Nikos Kotzias: Macron do të jetë përgjegjës për zhvillimet e pakëndshme në Rajon

Para

Nga fotomontazhet tek videot, Lulzim Basha i përgjigjet sërish Ramës

Para
”Porta a porta” vendos përballë Ramën dhe Bashën, kryeministrit i vjen në ndihmë dhe Igli Tare

Nga fotomontazhet tek videot, Lulzim Basha i përgjigjet sërish Ramës

Discussion about this post

 



Të Fundit

Hasani mikpret Zëvendëskryeministren për Integrimin Evropian të Moldavisë: Bashkëpunim për integrimin

Gara e fortë në Lezhë! Kontestohet një votë, PS pretendon se është e pavlefshme, por…

“Shqipëria e ka vendin në BE”, Macron falënderon Ramën për mikpritjen: Franca ju mbështet në këtë rrugëtim!

Sot, finalja e Eurovizion, “Zjerm” pritet të ndezë skenën, Suedia favorite për të fituar

Numërimi i votave të diasporës nga Greqia, përfundon procesi për disa nga qytetet

Lufta në Ukrainë/ Trump do të zhvillojë bisedë telefonike me Putin dhe Zelensky

Nën dyshimin për spiunazh, kush janë 3 iranianët që dalin para gjykatës së Londrës

Vota e diasporës, dalin 50 vota më shumë në kutitë e fundit, Tabaku i ankohet Celibashit

Lavrov dhe Rubio në bisedë telefonike, diskutojnë rezultatet e bisedimeve në Turqi

Marrëveshje mes Rusisë e Ukrainës? Ja çfarë u propozon Vuçiç palëve

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.