17:30 | 04/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Edi Ramën do ta rrëzojnë banditët”, Këlliçi: Deklarata e Cakajt ishte një gomarllëk

19:03 | 22/10/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Edi Ramën do ta rrëzojnë banditët”, Këlliçi: Deklarata e Cakajt ishte një gomarllëk

Kryetari i Forumit Rinor të PD-së, Belind Këllici ishte i ftuar në studion e lajmeve të Fax Neës ku foli për aktualitetin politik në vend, ndërkohë që fukusi i bisedës ishte vendimi i BE për të mos hapur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Këlliçi tha se përgjegjës kryesor është Edi Rama ndërkohë që deklaratat e ministrit në detyrë për Punët e Jashtme Gent Cakaj se qeveria nuk kishte premtuar asnjëherë hapjen e negociatve, ishin të turpshme.

“Ky ishte rasti i katërt që dështojmë në hapjen e negociatave gjë e cila ka qenë ilaçi më i mirë për të dalë nga kriza që korrospondojnë me zbatimin e 9 pikave të vendosura nga Bundestagu gjerman. Është lajm i keq sidomos për të rinjtë, pasi edhe sikur të ishin hapur dje negociatat do të na duhen edhe 10-15 vite për të ndodhur integrimi i plotë i vendit në BE.

Vetë kryeministri ka bërë një lapsus sepse ka thënë se ka përballë partinë më të informuar në botë, CDU-CSU dhe më vonë ka thënë se kemi partinë më të disinfurmuar në botë. Në vend që të merrte përgjegjësinë, ku siç e shihni sot me gratë socialiste flet për administrimin dhe mirëfunksionimin e pushteteve përmes një deklarate të dalë boje. Nëse do të kishim një realitet që pasqyron çdo ditë qeveria, do të ishim ne që do tërhiqnim pas edhe Maqedoninë e Veriut për hapjen e negociatave. Në shohim që Maqedonia e Veriut pavarësisht se bëri një sakrificë shuumë të madhe, sërish nuk iu hapen negociatat ndërsa kryeministri atje del dhe shpall zgjedhje të parakohshme.

Tek ne del një ministër dhe thotë një gomarllëk dhe idiotësi që nuk mund ta bëjë askush në asnjë vend tjetër që thotë nuk kemi premtuar se do të hapim negociatat. Ndërkohë që mijëra të rinjë ikin nga vendi. Kjo situatë duhet të marrë fund sepse është tejmase e zymtë e ardhmja që na pret përpara. Çdo ditë jemi në takime me të rinjtë për ta nisur ne të parët protestën kundër qeverisë.

Ka vetëm një opozitë, s’ka opozitë parlamentare dhe jo parlamentare, ajo që është në parlament është fasadë. Opozita e bashkuar dhe Partia Demokratike janë e vetmja opozitë. Do s’do Edi Rama Reforma Zgjedhore do të bëhet me Partinë Demokratike. Ne jemi ulur në këtë tryezë dhe kemi ofruar platformën tonë ku kemi kërkuar monitorimin e rreptë ndërkombëtar. Edi Rama erdhi në pushtet me banditët, qeveris me bandidët dhe do të rrëzohet nga banditët”, tha Këlliçi.

https://www.facebook.com/faxweb.al/videos/404752846864260/

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: Belind Kellici
Pas

Paralajmërimi i fortë i ish-oficeri: Do të rrëfej lidhjet e grupeve kriminale me qeverinë

Para

Lirohet nga burgu bashkëpuntori i vrasjes së Artan Cukut, Ministria e Drejtësisë hesht

Para
Ish-kryepolici u përlesh me njërin nga autorët, u qëllua në kokë nga tjetri. Rindërtohet skena e vrasjes

Lirohet nga burgu bashkëpuntori i vrasjes së Artan Cukut, Ministria e Drejtësisë hesht

Discussion about this post

 



Të Fundit

PD i drejtohet Celibashit: Jepni pamjet filmike dhe sqaroni kthimin e zarfeve nga diaspora

Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj ministrit të Kosovës, dyshohet për dëm prej 1 milion eurosh

Forcat ruse bombarduan gjatë natës qytetin Krivyi Rih të Ukrainës qëndrore, nga sulmet janë plagosur gjashtë persona

Shkodër/ Aksident tragjik në aksin Shkodër–Lezhë, humb jetën një drejtues automjeti

Zjarri në landfill/ Blushi: Inceneratori i Elbasanit, aferë që po helmon qytetin

“Shqipëria e fundit në Europë për cilësinë e jetesës”, Dorian Teliti: Çmimet janë jashtë kontrollit, qeveria teknike është…

Mbyllja e Kuvendit, Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali mesazh

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani deklaroi se nëse nuk konstituohet Kuvendi, do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese

Aksident i rëndë në dalje të Peqinit, dy persona në gjendje kritike

Situata e zjarreve në vend, 9 vatra të raportuara, 5 të shuar dhe 4 ende aktive

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.