Drejtuesi i Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve me qendër në Tiranë, Baba Edmond Brahimaj, në një intervistë për Fax News është shprehur se nuk ndihet nën kërcënim apo presion nga aktet e mundshme terroriste të celulave që kanë shtrirë aktivitetin e tyre edhe në Shqipëri.
Dy vite më parë, baba Mondi ka pritur në selinë që drejton disa gazetarë të cilët edhe janë arrestuar pasi dyshohet se janë pjesë e një celule terroriste, të cilët dy vite më parë kanë tentuar një sulm në aktivitetin muxhahedinëve në iranianë që janë strehuar në vendin tonë ditën e Sulltan Novruzit.
Referuar lajmit të sotëm, a mund ta risjellim në vëmendje çfarë ka ndodhur në mars të vitit 2018?
Baba Mondi: Siç dihet është festë zyrtare dhe ishim përgatitur për ta festuar, po vinte edhe Presidenti dhe na njoftojnë se janë arrestuar edhe dy gazetarë që kishin ardhur për këtë ngjarje, pastaj mësuam se ata kishin ardhur për të prishur dhe shkatërruar këtë festë. Pastaj u sqarua gjithçka kur foli edhe Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo për këtë akt terrorist që do të ndodhte në Tiranë. Ajo që morëm vesh, kishte të bënte me palën kundërshtare që ata kanë në Shqipëri për t’u përplasur me njëri-tjetrin por edhe me neve, por megjithatë e kaluam me sukses dhe nuk kemi pasur momente të tilla më vonë.
A vijnë shpesh përfaqësuesit iraninë në festat që organizon komuniteti juaj?
Baba Mondi: Më parë kanë ardhur më shpesh, kohët e fundit pas asaj ngjarje kanë ardhur më rrallë.
‘Gazetarët’ e arrestuar çfarë ju thanë?
Baba Mondi: Ata kanë ardhur për një intervistë të cilëve u treguam se çfarë është baktashizmi, si festohet, si është zhvilluar, ç’përfaqëson ai. Pas intervistës erdhi situata që ndodhi ku dhe shteti i kishte survejuar dhe kreu procedurat e caktuara. Ne nuk ndihemi të kërcënuar mendoj se situata është nën kontroll. Çdo gjë është përballuar me sukses.
A kishit dyshime se nuk ishin gazetarë?
Baba Mondi: Unë kam për detyrë t’ju jap ndihmën time, ti dëgjoj, t’i respektoj të gjithë ata që na drejtohen. Ne jemi fetar dhe i dëgjojmë dhe respektojmë të gjithë.
Ka pasur tentativa të tjera për të tilla akte?
Baba Mondi: Jo, besoj se shteti ka marrë të gjitha masat dhe ne jemi mobilizuar për ti ardhur në ndihmë shtetit shqiptar për probleme të tilla.
Shteti shqiptar ka marrë masa anti-terrori kundër dhunës dhe akteve terroriste. Komunitetet fetare bashkë me shtetin janë angazhuar masivisht kundër dhunës, kundër terrorizmit. Shqipëria është një vend ku bashkëjetojnë të gjitha komunitetet fetare. Secili ka besimin e vet dhe respektohet. Në adresën time nuk kanë ardhur kurrë kërcënime, ne kemi transmetuar vetëm paqen.
Thuhet se janë shtuar masat e sigurisë ndaj jush, a ndiheni të kërcënuar?
Baba Mondi: Jo, ne i duam njerëzit dhe shpërndajmë vetëm mesazhe të paqes. Ka lidhje për ruajtjen e komunitetit bektashin që të mos ketë incidente të tilla, nuk na kanë shoqëruar por nga kanë qëndruar në vëzhgim. I duam dhe respektojmë njerëzit edhe jashtë komunitetit tonë, bashkëpunojmë me ta.
https://www.facebook.com/faxweb.al/videos/735133637005608/
Drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu zbuloi se është shkatërruar një celulë terroriste në Shqipëri, e cila synonte kryerjen e sulmeve ndaj anëtarëve të MEK-ut në vendin tonë.
Mësohet se celula drejtohej nga një rezident në Iran, dhe synonte të godiste komunitetin muxhahedin të strehuar në vendin tonë, MEK.
Sipas Veliut celula terroriste drejtohet nga operativi i Forcave QUDS, i njohur si PEYMAN. “PEYMAN është rezident i përhershëm në Iran dhe menaxhon në distancë një numër operativësh në Shqipëri dhe në vende të tjera në Evropën Qendrore dhe Perëndimore. Mes të tjerash, ai inicioi dhe zbatoi tentativën e fundit për sulm në muajin mars 2018. PEYMAN menaxhon shumë operativë, disa për grumbullim informacioni dhe të tjerë për të kryer sulme terroriste”, u shpreh mes të tjerave Veliu (lexo ketu)
(F.GJ/FAXWEB.AL)