15:51 | 29/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Kush e ekzekutoi babain shqiptar të 4 fëmijëve në Australi, lidhjet me bosët e drogës

10:42 | 24/10/2019
në Aktualitet, Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kush e ekzekutoi babain shqiptar të 4 fëmijëve në Australi, lidhjet me bosët e drogës

Në Mars të këtij viti, një 51-vjeçar me origjinë shqiptare u ekzekutua në makinën e tij në Melbourne të Australisë. Disa muaj nga vrasja e Mitat Rasimit, autoritetet australiane dyshojnë se eliminimi i tij erdhi për shkak të një borxhi për pazare droge që i kishte një grupi motoristësh.

Një ish-ortak i Tony Mokbel, një bos droge i cili vuan dënimin me burg, 51-vjeçari shqiptar u qëllua për vdekje rreth orës 22:00 të datës 3 Mars, vetëm pak metra nga shtëpia e tij në Dandenong, në juglindje të Melbourne.

Tanimë policia beson vrasësit e ndoqën 51-vjeçarin me një makinë të vjedhur, përpara se t’i afroheshin e ta qëllonin për vdekje. 30 minuta më vonë, ata tentuan që t’i vinin flakën Ford Ranger-it ngjyrë portokalli, në rrugën McMahens, në Bangholme.

Sipas asaj që shkruajnë mediat australiane, disa orë përpara se të ekzekutohej për vdekje, Rasimi po pinte kafe në rrugën Lonsdale, në Dandenong, në një lokal të frekuentuar kryesisht nga komuniteti shqiptar atje.

Policia thotë se një orë përpara vrasjes, kamerat e sigurisë në rrugë filmuan makinën portokalli nga ku Rasimi u qëllua për vdekje. Vrasësit e ndoqën viktimën nga lokali deri tek shtëpia e tij.

Përpara se të kishte shans për të ndaluar makinën e tij, babai i 4 fëmijëve u qëllua disa herë, duke gjetur vdekjen në vend. Më pas automjeti i tij doli nga rruga dhe u përplas me një shtyllë.

Shërbimet e emergjencës u lajmëruan nga kalimtarë të rastit, të cilët raportuan të shtëna me armë dhe thanë se kishin parë një makinë që ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

“Ky është një akt vërtetë i lig, kjo është një rrugë e banuar e Dandenong“, tha detektivi Andrews Stamper.

“Ata jo vetëm që vranë Rasimin, por makina e tij doli jashtë kontrolli duke u kthyer kështu në rrezik për komunitetin. Kemi të bëjmë me njerëz brutalë, të cilët nuk kanë asnjë lloj mëshire për jetën e njeriut dhe komunitetin”, shtoi zyrtari i australian.

51-vjeçari Rasimi kishte pasur lidhje të shumta me grupe të ndryshme të botës së krimit, përfshirë grupet e motoristëve.

Një burim i tha medias australiane The Age se vdekja e Rasimit kishte ardhur për shkak të një borxhi që i kishte një grupi kriminal motoristësh dhe policia po heton këto banda.

Autoritetet policore thonë se vrasësi është parë 30 minuta pas ekzekutimit, teksa po tentonte t’i vinte flakën makinës që kishte përdorur në vrasje. Ai nuk arriti ta digjte automjetin, pasi u ndërpre nga një dëshmitar. Zjarrfikësit ndërhynë duke shuar flakët dhe automjeti u ekzaminua nga hetuesit.

Dëshmitarë thanë se shoferi i automjetit ishte shtatlartë dhe u largua nga vendi i ngjarjes me një Sedan.

Policia publikoi pamjet e kapura nga kamerat e sigurisë të makinës portokalli dhe i bëri apel kujtdo që ka informacion të kontaktojë autoritetet.

Detektivi Stamper tha se policia po përpiqet ende të përcaktojë motivin e vrasjes së shqiptarit.

“Mitati ishte emër i njohur për policinë dhe kishte lidhje me disa grupe të organizuara kriminale. Megjithatë motivi ekzakt i vrasjes së tij është ende i paqartë”, tha Stamper.

“Hetuesit besojnë fort se ai ishte në shënjestër, por nuk e dimë kush është përgjegjës. Kërkojmë të flasim me këdo që mund të ketë parë makinën portokalli, qoftë në zonën e Dandenong, qoftë dikur tjetër, para ose pas atentatit“.

Familja e 51-vjeçarit po bashkëpunon me policinë, por inspektori Stamper tha se ka ende shumë paqartësi dhe familja e tij nuk i di rrethanat që çuan në vdekjen e Rasimit.

Në kohën kur ndodhi vrasja, nëpër Melbourne kishin ndodhur disa ngjarje pa lidhje me njëra-tjetrën, nga ku mbetën të vrarë 4 persona. Marsi ishte muaji më vdekjeprurës në Victoria në një dekadë.

Hetuesit thonë gjithashtu se dëshirojnë të bisedojnë me pjesëtarë të komunitetit të shqiptarëve për lëvizjet e Rasimit, përpara vdekjes.

“Mitati ishte me origjinë shqiptare dhe ne e dimë që kishte shumë miq dhe kontakte në këtë komunitet“, tha inspektori Stamper.

“E kuptoj që disa njerëz mund të kenë menduar se nuk kanë asgjë të vlefshme për t’i treguar policisë për vdekjen e tij dhe arsyet pas saj. Por mund të jetë diçka në dukje e parëndësishme. Mund ta keni parë në një dyqan, në shtëpinë e një miku apo ortaku, duke udhëtuar me makinë diku, çdo informacion mund t’i ndihmojë hetuesit”, shtoi më tej Stamper./tvklan.al

Pas

Thanë se përfundoi në koma, kjo është gjendja shëndetësore e reperit shqiptar

Para

“Kemi qenë për 10 vjet të sulmuar nga policia e shtetit”, Gentian Malindi që u kap me 137 kg kokainë ankimon vendimin e Gjykatës

Para
Kontenjerët me kokainë/ Kush ishte spiuni në Pire që informoi dy grupet në Fier e Elbasan

"Kemi qenë për 10 vjet të sulmuar nga policia e shtetit", Gentian Malindi që u kap me 137 kg kokainë ankimon vendimin e Gjykatës

Discussion about this post

 



Të Fundit

Holanda shpall “persona non grata” dy ministrat izraelitë

Sherr i dhunshëm mes vëllezërve në Ksamil, dy në pranga një në spital

Tentoi të kalonte kufirin me pasaportë false greke, arrestohet shtetasi gjeorgjian në Rinas

Lezhë/ Merrte inerte pa leje në lumin Mat, në kërkim administratori i kompanisë, nën akuzë 3 punëtorët

Zëdhënësi i Kremlinit i përgjigjet kërcënimeve të Trump, Peskov: E kemi marrë shënim deklaratën e presidentit, operacioni special vazhdon

Ekspertët e krizave ushqimore: Skenari më i keq i urisë po ndodh në Gazë

Aksident me vdekje në Bulqizë, 67-vjeçari rrëzohet me automjet bujqësor

Vodhi 1400 euro nga automjeti i një pushuesi/ Himarë, vihet në pranga 25-vjeçari

Lirimi i hapësirave publike, Rama: Asnjë lavazh mes lagjeve për të larë makinat nëpër trotuare

Starmer mbështetje për njohjen shtetit palestinez, zbardhet plani britanik

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.