Gérard Depardieu, aktori i njohur francez është duke xhiruar një film në Gjirokastër. Megjithëse sheshxhirimi është mbajtur larg interesit të kamerave, dihet se Depardieu do të luajë në filmin e regjisorit nga Prishtina, Arben Kastrati “Millosheviçi dhe unë”.
Filmi që është një bashkëprodhim kosovaro-francez ka përfshirë edhe aktorë të tjerë të njohur si Nathalie Boyer, Alessandra Martines etj.
Filmi sjell ngjarje të vitit 2003 që përkojnë me periudhën e pasluftës në Kosovë. Rrëfimi i personazhit kryesor dhe përjetimit të tij mbi ngjarjet përshkon filmin duke përcjellë tragjizëm, skena komike dhe realitetin e një popullsie që jetonte ditët e para të lirisë.
Ndërkohë Depardieu mori sot zyrtarisht “Çelësin e qytetit” të Gjirokastrës.
(Faxweb.al)