Xhudistja kosovare, Majlinda Kelmendi ka fituar medaljen e artë në Grand Slamin e Abu Dhabit. Kelmendi mposhti xhudisten italiane Odette Giuffrida ditën e enjte në finale e kategorisë deri 52 kg.
Ajo mundi Giuffridën pas një lufte të ashpër dhe dërrmuese në kohë shtesë, duke triumfuar me ippon në Emiratet e Bashkuara Arabe
Kjo është fitorja e dytë për Kelmendin, pasi në 2014 ka fituar të njëjtën medalje.