17:03 | 22/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Çmendemi pas një q*rjeje”, shpërthen gazetari: Çfarë shoqërie perverse jemi…

17:18 | 24/10/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Çmendemi pas një q*rjeje”, shpërthen gazetari: Çfarë shoqërie perverse jemi…

Gazetari dhe njëkohësisht profesori i Universitetit të Tiranës, Mentor Kikia ka reaguar ashpër pas videos që bëri xhiron e rrjeteve sociale, ku gazetarja e emisionit në Tv Apollon, Marsela Topi ka shpërthyer në të shara ndaj stafit “O çuna, pusho mort ë qi*sha robt!”

Në një postim në Facebook, Kikia shkruan se video e gazetares u bë virale, duke u komentuar nga të gjithë. Kikia shprehet se është dakort, që ky nuk është fjalë i denjë për vajzat.

Më tej Kikia shton pse nuk jemi kaq të ndjeshëm kur denoncohet një skandal korruptiv?

“Si nuk u bëmë kaq shumë të ndjeshëm kur publikohet një lajm që na dëmton interesat tona ekonomike e sociale? Si nuk u mobilizuam për ta bërë kauzë e ta shpërndajmë një lajm të mirë, që mund të na shërbejë si model, ndërsa kaq shumë ankohemi se na mbytën idojtët e injorantët?”

Kikia thotë se gajasemi dhe argëtohemi pas një q*irjeje.

Postimi i plotë:

Një shoqëri që çmendet pas një q*rjeje!

Po ju kërkoj një NDJESË, të madhe që në fillim për këtë fjalë, por më duhet ta përdor. Nuk ka ngelur njeri, besoj, që frekuenton rrjetet sociale, pa i parë nja dy vidoe, ku tregohen dy gazetare që gjatë punës së tyre, jo live, por në proces regjistrimi, përdorin një fjale banale, mesaduket në kushte nervozizmi.
U bënë virale. U shpërndanë, u panë e u lexuan, u komentuan e stërkomentuan. U bë moral edhe nga më i pamoralshmi dhe vajzat “banale” u telendisën. Iu morën foton nga faqet e tyre në rrjetet sociale, në plazh, në makinë, në dasma, në lokale…: “Ja kush eshte gazetarja që shau në studio”. A thua çfare kishte bere.
Po bashkohen edhe unë me moralistët, që fjalori i tyre ishte i padenjë për vajzat.(Edhe pse nuk e kuptoj se përse ca fjalë mund të pranohen si normale kur i thonë djemtë, e quhet skandaloze kur i thonë vajzat. Ndoshta parlamenti duhet të ndalet edhe këtu për çështjen e barazisë gjinore). Por e kam tjetër kund hallin.
Çfarë populli jemi që turremi pas nje fjale? Si nuk u bëmë kaq shumë të ndjeshëm kur denoncohet një skandal korruptiv? Si nuk u bëmë kaq shumë të ndjeshëm kur publikohet një lajm që na dëmton interesat tona ekonomike e sociale? Si nuk u mobilizuam për ta bërë kauzë e ta shpërndajmë një lajm të mirë, që mund të na shërbejë si model, ndërsa kaq shumë ankohemi se na mbytën idojtët e injorantët?
Jo! Vrapojmë si të babëzitur pas një q*irjeje, gajasemi, argëtohemi, shajmë, bëjmë moral, mallkojmë…
Këto video nuk na dëshmojnë mungesën e edukatës tek dy, dyzet apo dyqind vajza. Por na dëshmojmë se çfarë shoqërie perverse jemi ne.

(K.H/Faxweb.al)

Etiketa: marsela topiMentor Kikia
Pas

Negociatat/ Macron ‘tërhiqet’ me elegancë nga vetoja, çfarë po përgatit presidenti francez?

Para

Konferenca Ndërkombëtare, Rama mbërrin me vonesë: Duhet të kuptoni, nuk ishte tipike e imja

Para
Konferenca Ndërkombëtare, Rama mbërrin me vonesë: Duhet të kuptoni, nuk ishte tipike e imja

Konferenca Ndërkombëtare, Rama mbërrin me vonesë: Duhet të kuptoni, nuk ishte tipike e imja

Discussion about this post

 



Të Fundit

Uji i pijshëm rikthehet në Vlorë, furnizimi në lagje kthehet në normalitet

Sekretari amerikan i Shtetit: Nëse Irani hakmerret, do të bëjë gabimin më të madh të mundshëm

Titulli që përfundoi në tragjedi/ 3 të vdekur dhe mbi 70 të plagosur pasi tifozët bien nga tribuna

Grabiti me armë argjendarinë në Gjirokastër, 45-vjeçari ekstradohet nga Greqia pas katër vitesh

Rrezik bërthamor në Iran, pas shënjestrimit të Bushehrit nga Izraeli

SHBA godet Iranin/Çfarë avionësh dhe bombash u përdorën në sulm?

Ngushtica e Hormuzit drejt mbylljes, paralajmërim për tronditje ekonomike pas votimit në Iran

Zbulohen detaje nga SHBA për sulmin ndaj centraleve bërthamore iraniane

Mundësia e artë e Dinamos në Ligën e Konferencës për të rritur çmimin e sulmuesve

Pjeshka shtrenjtohet pas dëmeve nga ngricat e pranverës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.