07:33 | 09/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Vërini në rresht gratë që keni ndën hyqëm”, Artan Lame shokon me postimin e tij: Ministra dhe ministresha….

11:13 | 25/10/2019
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Artan Lame merr drejtimin e Kadastrës: Mjaft u vranë e u therën për prona

Do të duhet të ishte një mesazh sensibilizues, për kancerin e gjirit të grave, po duket se kreu i Kadastrës Artan Lame ‘’ e ka bërë baltë” me postimin e tij për muajin rozë të Tetorit.

Teksa ftonte në një gjuhë të zhdërvjelltë ministrat dhe drejtorët që të çonin për të kontrolluar gratë dhe vajzat, Lame shprehej tekstualisht “vërini në rresht vajzat e gratë që keni ndën hyqëm dhe çojini të bëjnë kontrollin e gjirit”.

Kjo nuk është pritur aspak mirë në rrjet, dhe kritikat për Lamen kanë qenë të shumta, por ai jo vetëm që nuk ka reflektuar, por mesazhi vijon të qëndrojë në faqe, pa asnjë lloj up-date.

Postimi i plotë në faqen e Kadastrës, që mban inicialet e Artan Lames:

Ej, ministra dhe ministresha, drejtorë dhe drejtoresha, ku jeni e ku s’jeni, vërini në rresht vajzat e gratë që keni ndën hyqëm dhe çojini të bëjnë kontrollin e gjirit.

Është puna për të parandaluar dhe për t’i ruajtur nga një prej më të zezave sëmundje të njerëzisë, por jo vetëm kaq. Është edhe çështje e dinjitetit njerëzor, edhe e bukurisë trupore edhe e sharmit femëror.

Falenderoj me gjithshka Drejtorin e Spitalit të Traumës, apo siç i themi rëndom, Spitalit Ushtarak, doktor Arben Zenelajn, dr. Vidi Demkon, dr. Najada Jahiqin dhe dr. Xhesika Xhetanin, për impenjimin, gadishmërinë dhe mosmërzinë të kontrollojnë njëra pas tjetrës plot 120 gra, nëna e vajza të Kadastrës Shqiptare.

AL

Por Lame nuk e ka herën e parë që përdor ‘’dhunën” për të sensibilizuar për një çështje kaq sensitive saç është kanceri i gjrit.

Ja postimi i tij në vitin 2017:

MUAJI I NDERGJEGJESIMIT PER KANCERIN E GJIRIT

Ej, drejtorë, ministra, kryetarë, është muaji i luftës kundër kancerit të gjirit.

Vërini përpara në grup të gjitha gratë e vajzat e institucioneve tuaja dhe çojini të kryejnë egzaminimet përkatëse. Keni gjithë vitin pastaj kohë t’u kërkoni llogari për punën.

Është një moment ku ne meshkujt duhet të kujtohemi pa drojë për shenjtërinë e trupit femëror.

Në foto, sot në hyrjen e Spitalit Ushtarak, duke i dorëzuar drejtorit dr. Gjovalin Bushi dhe dr. Najada Kallashit, punonjëset e Aluizni-t për të kryer kontrollin.

(E.K/Faxweb.al)

Etiketa: Artan Lameartan lame kanceri i gjiritshkon artan lame
Pas

Arrestohen 20 punonjës të zyrës së Kadastrës në Durrës

Para

Ingrit Gjoni i heq të gjitha për videoklipin e ri me VIP-a

Para
Ingrit Gjoni i heq të gjitha për videoklipin e ri me VIP-a

Ingrit Gjoni i heq të gjitha për videoklipin e ri me VIP-a

Discussion about this post

 



Të Fundit

8 të vdekur, 18 të zhdukur nga rrëshqitjet e dheut në kufirin Kinë-Nepal

Shefi i inteligjencës franceze: Nuk ka siguri për vendndodhjen e rezervave të uraniumit të Iranit

GJND-ja kërkon arrestimin e udhëheqësve talebanë për persekutimin e grave

Presidenti francez Macron kërkon njohjen e shtetësisë palestineze si ‘rruga e vetme drejt paqes’

Britania e Madhe kërcënon Izraelin me sanksione shtesë nëse armëpushimi në Gaza nuk arrihet ‘brenda javëve të ardhshme’

Numri i të vdekurve nga protesta e fundit antiqeveritare në Kenia rritet në 31

Elon Musk ‘plas bombën’ e radhës, akuzon ish-këshilltarin e Trump se është i përfshirë në dosjen ‘Epstein’

Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025

Situata e zjarreve në vend/ Gjatë ditës së sotme u regjistruan 15 vatra, mbeten aktive ende katër

Marrëveshja për Gazën, Trump lajmëron një tjetër takim mbrëmjen e sotme me Netanyahun: Duhet ta zgjidhim këtë çështje!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.