18 fugona policie sapo kanë mbërritur në Portin e Durrësit, në kuadër të një megaoperacioni policor pas informacioneve për praninë në këtë port të 2 kontenierëve me lëndë narkotike, armë dhe mallra kontrabandë.
Dhjetëra policë të Policisë Kriminale kanë nisur kontrollet në kontenierët e dyshuar, ndërsa Fax News ka ndjekur live këtë operacion në portin më të madh në vend.
Burime për Fax News bëjnë me dije se sot priten arrestime, ndërsa efektivët kanë kontrolluar thuajse çdo person dhe mjet që ndodhet brenda territorit të Portit të Durrësit.
Kujtojmë se një ditë më parë dha dorëheqjen dhe drejtori i Portit të Durrësit, Agron Tare.
Në një postim në FB Tare e argumentoi largimin e tij për arsye personale, ndërsa përshëndeti në fund dhe me një shprehje në italish: Ciao tutti, belli e brutti!