Kreu i lëvizjes së Vetëvendosjes dhe kryeministri ardhshëm i Kosovës Albin Kurti ka mbërritur në kryeministi ku është pritur nga Edi Rama.
Ky është takimi i parë pas fitores së zgjedhjeve nga kurti në 6 tetor në Kovosë. Mësohet se një nga temat e bisedimeve mes Kryeministrit Rama dhe Albin Kurtit që pret të marrë detyrën e Kryeministrit të Kosovës është edhe krijimi i një ministrie të veçantë me qëllim të përmirësimi të marrëdhënieve në mes shteteve shqiptare. Kjo ide i ka pëlqyer edhe kreut të Vetëvendosjes, Albin Kurti.
Rama tha se këto ministri do të ishin adresë ku do të mund të adresoheshin sfidat në mes dy vendeve. Burimet thonë se takimi është informal dhe nuk do të ketë asnjë deklaratë për mediat.
Ishte vetë kryeministri Rama që një natë më parë deklaroi se do të takohej me Albin Kurtin ditën e sotme.
(K.H/Faxweb.al)