I ftuar në emisionin “Oda” të gazetares Edona Haklaj, për të folur për veprën e shkrimtarit, politikanit dhe diplomatit Mid’hat Frashëri, është profesor i njohur Uran Butka.
Profesori shprehet se instituti “Lumo Skëndo” po punon për të botuar veprën e plotë të Mid’hat Frashërit. Butka folur edhe për letër-këmbimet me shumë femra të njohura, ku përmend edhe letrat e shkëmbyera me Anxhela Romanën, e cila zgjati për 20 vite. Romana i kishte kërkuar shpesh që ai të shkonte në Bukuresht, por ai dashuronte Shqipërinë mbi Romanën.
Më tej, Butka shton se vdekja e Mid’hat Frashërit është ende e dyshimtë. Gjithashtu, ai thekson se shkrimtari mund të jetë vrarë nga Sigurimi i Shtetit Shqiptar në bashkëpunim me KGB-në sovjetike
“Instituti Lumo Skëndo po punon duke hulumtuar në të gjitha arkivat e Shqipërisë dhe të huaja për të zgjedhur dhe botuar veprën e plotë të Mid’hat Frashëri. Deri tani janë 4 vëllime, dhe do të vijojë puna deri në 14 vëllime.”
“Në vëllimin e 5-të dhe të 6-të të veprës, ka edhe disa letra intime të Frashërit. Ai ka patur disa lidhje me gra ose vajza aristokrate, duke filluar nga Rumania. Anxhela Romana është njëra prej tyre, ku ka patur letër-këmbim për 20 vjet me rradhë. Kudo që ai shkonte, kishte edhe letrat e saj. Romana e luste të shkonte Bukuresht, por ai dashuronte mbi Anxhelën Shqipërinë, duke mos pranuar të shkonte atje. Ka patur disa letra-shkëmbime me shkrimtare, punënjëse në instutucione të ndryshme.“
Butka ka treguar edhe për një dokument që tregon se e vërteta e vdekjes së tij vjen duke u zbardhur, pasi ai gëzonte shëndet të plotë.
“Vdekja e tij është ende e dyshimtë, por ngjarjet vijnë duke u zbardhur. Variant i parë, ishte ai i infraktit të mio-kardit edhe pse gëzonte një shëndet të plotë. Në 3 tetor ai ndërroi jetë, por zbulimet e më vonshme thonë se mund të jetë vrarë nga Sigurimi i Shteti Shqiptar me rusët.
Mendohet që Frashëri të jetë vrarë nga rusët, sepse unë kam zbuluar një dokument të fundit se ishte vendosur nga qeveria që të zhdukej Frashëri para se të takonte diaspozën shqiptare. Ky vendim iu përcoll edhe rusëve.”
Në mbyllje të emisionit, Uran Bukta ka cituar një nga thëniet më të njohura të Mid’hat Frashërit “Ne do ti fitojmë të gjitha betejat pasi të mbajmë betejën e fundit me vehten.”
(K.H/Faxweb.al)