Të paktën 21 viktima janë shënuar në Irak nga protestuesit e zemëruar që kanë pushtuar rrugët kundër papunësisë që është në rritje dhe shërbimeve të dobëta publike duke kërkuar kështu përgjegjësi tek udhëheqësit e tyre politik.
Protestat antiqeveritare rifilluan pas një ndërprerje trejavore të cilat patën edhe ato dhjetra vitkima, ndërsa Policia Irakiane gjuajti plumba gome dhe bombola gazi për shpërndarjen e mijëra protestuesve që ishin mbledhur në kryeqytetin Bagdad.
Protestuesit po bëjnë thirrje për rregullim të sistemit politik të vendit dhe përfundim të korrupsionit të zyrtarët. Observatori Irakian për të Drejtat e Njeriut tha se numri i të vdekurve në protestat e sotme arriti në 21, mes tyre tetë persona në Bagdad. Trembëdhjetë të tjerët u vranë në provincat jugore të Maysan, Dhekker dhe Muthanna.
Nga ana tjetër, Polica nuk konfirmoi numrin e personave që kanë humbur jetën ndërsa mediat e huaja flasin edhe për më shumë se 1.700 protestues të plagosur. Protestuesit po bëjnë thirrje për rregullim të sistemit politik të vendit dhe përfundim të korrupsionit të zyrtarët.
(F.GJ/FAXWEB.AL)