Presidenti i Bosnje Hercegovinës, Zivko Budimir ka deklaruar gjatë fjalës së tij në Samitin Ndërkombëtar të Paqes që po mbahet në Tiranë, se Kushtetua e shtetit të tij është bërë burim i diskriminimit dhe nxitjes së konflikteve.
Për këtë ai ka përmendur edhe rolin e partnerëve ndërkombëtar për të cilët ka thënë se janë të pa qartë në politikën e tyre, ndërsa ka shtuar se sot partitë politike janë ato që orkestrojnë këto procese duke mos vënë para përgjegjësisë fajtorët.
“Tragjedia jonë nuk mori vetëm jetë njerëzore dhe shkatërroi ekonominë. Kushtetuta e vendosur që është burim i diskriminimit. Zbatimi i marrëveshjes së paqes është ende një dokument i paqartë. Nuk po kuptojmë rolin e faktorit ndërkombëtar
Ishte e pamundur te zbatoheshin të gjitha pikat e marrëveshjes së paqes. Çdokush nga ne që jeton më Bosnjë sidomos qeveritarët dhe politikanët, e dinë që u manipuluan shumë gjëra për të krijuar këtë konflikt
Ka disa indikatorë që janë të papërputhshëm, të rëndësishëm. Sot partitë politikë janë ato që po orkestrojnë këto procese duke mos vëne përpara përgjegjësisë fajtorët. Emri i Maqedonisë së Veriut ishte një sakrificë e kryeministrit Zoran Zaev. Kroacia u bë pjesë e BE por ishte e papjekur”, tha ndër të tjera Budimir.
https://www.facebook.com/faxweb.al/videos/946050609091564/
(F.GJ/FAXWEB.AL)