Rreth orës 20:15 një aksident i rëndë ka ndodhur në Shkopet të Durrësit, ku një person ka mbetur i vdekur.
Faxweb.al ka siguruar pamjet e rënda të aksidentit, ku shihet qartë viktima i cili hidhet tutje nga mjeti në mes të rrugës duke mbetur i vdekur në vend.
Ky është informacioni zyrtar i Policisë:
Rreth orës 20:10, në aksin rrugor Tiranë- Durrës, në afërsi të karburant “Elda”, në Shkozet, nje mjet ende i pa identifikuar ka përplasur një motoçikletë , dhe si pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i motoçiketës, rreth 40 vjeç, ende i pa identifikuar.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes.
Vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit .
https://www.facebook.com/faxweb.al/videos/2519676651650696/
(F.GJ/FAXWEB.AL)