Ka nisur ditën e sotme, seanca plenare në Kuvendin e Shqipërisë. Deputeti Korab Lita ka folur për ndryshimet që janë bërë në grupin parlamentar demokrat.
Lita shprehet se nuk pranohen kërkesa të reja për antarësim, dhe se grupi do të vijojë me 9 anëtarë.
“Në seancën e kaluar njoftuam ndryshimin në grupin parlamentar demokrat. Nuk pranojmë kërkesa të reja për antarësim.
Me 5 vota pro dhe 3 kundër është vendosur që të mos pranohet asnjë anëtar i ri për momentin në grupin parlamentar demokrat. Grupi do të vijojë me 9 anëtarë.“
(K.H/Faxweb.al)