Është bërë e zakonshme që në nisjen e të gjitha seancave parlamentare, sefte nga foltorja ta bëjë deputeti Kujtim Gjuzi, që më shumë sesa për hallet e qytetarëve, shqetësohet për kërcënimet e shumta që i drejtohen atij.
Sot Gjuzi tha se ai ka marrë kërcënime për veshjen, dhe për këtë bëri përgjegjës Gramoz Ruçin.
“Ska bir nëne që të më kërcënojë mua, ta dini. Kam marrë kërcënime për veshjen”, u shpreh Gjuzi, ndërsa nuk mungoi as replica e Ruçit, që i kujtoi se respektimi i rregullores është kusht për të gjithë ligjvënësit.
“Mos ndalo autoshkollën përpara Kuvendit, respekto rregulloren sa i përket veshjes së nuk të kërcënon njeri ty”, tha Ruçi.
Debati i plotë në Kuvend:
Kujtim Gjuzi: Në seancën e kaluar ju keni shkelur rregulloren sepse tek pika të ndryshme keni penalizuar Kostaq Papon dhe Kujtim Gjuzin që kishin diskuti dhe në këtë moment keni shkelur nenin 48 50.
Gramoz Ruci: Zotëri keni vërejtje për procesverbalin?
Kujtim Gjuzi: Po po patjetër pra vërejtje për procesverbalin kam se s’na ke lënë me fol herën tjetër.
Kujtim Gjuzi: Edhe gjatë diskutimit tim herën tjeter the ke shkel kodin e etikës. Këtu e kam unë edhe Kodin dhe Rregulloren. Ca kodi kisha shkel?
Gramoz Ruci: Ke procesverbalin thashë
Kujtim Gjuzi: Tjetra që është më kryesorja në orën 14:39 minuta më ka ardhur SMS kërcënuese pikërisht për veshjen.
Gramoz Ruci: Edhe nuk ka zot none që tmë kërcënojë mua se stë kam frikë as ty askërkënd.
Gramoz Ruci: Unë nuk të kërcënoj për veshjen, përkundrazi të këshilloj të zbatosh etikën i dashur
Kujtim Gjuzi: Kaq për sot herë tjetër…
Gramoz Ruci: Dhe të mos ndalosh me autoshkollën te dera e Parlamentit
Gjuzi fliste nga vendi
Gramoz Ruci: Ulu ulu
(E.K/Faxweb.al)