14:47 | 16/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Gjyakat e Apelit lë në fuqi masën “arrest me burg” për Izet Haxhinë

16:34 | 28/10/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Izet Haxhia para gjykatës, ish-truproja e Berishës kërkon hapjen e dosjes Hajdari

Gjykata e Apelit la në fuqi vendimin e gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda “arrest me burg” për Izet Haxhinë.

Çështja do të çohet në Gjykatën e Lartë për konflikt kopetence. Gjykata e Krimeve të Rënda thotë se kjo çështje është në kopetencë të gjykatës së shkallës së parë Tiranë.

Gjatë seancës së kaluar avokatët e Haxhisë, kërkuan ndryshim të masës, me argumentin se ka bërë shumë paraburgim dhe se nuk paraqet rrezikshmëri të lartë, kërkesë kjo që nuk u mor parasysh nga ana e Gjykatës.

Izet Haxhia akuzohet si i përfshirë në vrasjen e Azem Hajdarit dhe u ekstradua nga Turqia në vendin tonë, me qëllim që jo vetëm të vuajë dënimin, por dhe të rihapë çështjen për vdekjen e deputetit demokrat.

Vrasja e Azem Hajdarit

Deputeti i Partisë Demokratike, Azem Hajdari, u ekzekutua mbrëmjen e 12 shtatorit 1998, pak metra larg selisë së PD-së në kryeqytet. Nga breshëritë e plumbave gjeti vdekjen dhe truproja i tij, Besim Cera nga Dibra.

Për vrasjen e ish-liderit të dhjetorit u akuzuan Jaho Mulosmani si dhe tre vëllezërit, Izet, Ismet dhe Isamedin Haxhia, njerëz që qëndronin shumë pranë kryeministrit Berisha dhe mbanin poste të rëndësishme.

Sipas prokurorisë ishte Izeti ai që telefonoi Hajdarin dhe e nxori nga zyra e tij, ku 10 minuta më pas u ekzekutua në pritë, ndonëse një moment i tillë mbetet ende i paqartë. Në një proces gjyqësor maratonë u cilësuan fajtorë Mulosmani, i cili u dënua përjetë si dhe dy vëllezërit Izet e Ismet Haxhia, që u dënuan përkatësisht me 25 dhe 20 vitet heqje lirie.

I treti i vëllezërve Haxhia, Isamedini u dënua vetëm për armëmbajtje pa leje. Edhe pse dosja u mbyll me ndëshkimin e 3 personave, asnjëherë nuk u tha motivi përse u ekzekutua Azem Hajdari.

Gjatë hetimeve u vërtetua se mbi deputetin kishte qëlluar Fatmir Haklaj, i cili u ekzekutua më vonë gjatë një atentati të mirorganizuar. I vetmi që u shpall i pafajshëm për “vrasjen e shekullit”, ishte Fatmir Meta i cili u lirua në sallën e gjyqit.

Etiketa: azem hajdariizet haxhiane burgvendimi i apleit
Pas

Hetimet për Agim Kajmakun, Prokuroria zbardh të vërtetën për kryebashkiakun e Vorës

Para

Falsifikim të dokumenteve dhe shpërdorim detyre, procedohen 3 punonjës Policie

Para
Konflikti për pronën, 72-vjeçari bën për spital të vëllanë

Falsifikim të dokumenteve dhe shpërdorim detyre, procedohen 3 punonjës Policie

Discussion about this post

 



Të Fundit

Tragjike në Balldren të Lezhës/ I moshuari bie nga 20 m lartësi në shpellë dhe humb jetën

Procesi i rinumërimit për 4 qarqe, Celibashi jep detaje: Do hapen 2323 qendra votimi

Elbasan/Pezullohen nga detyra 3 punonjës policie, të dyshuar për shpërdorim detyre pas arratisjes së një të ndaluari

Zyrtari rus: Moska ka dorëzuar trupat e vdekur të 6,060 ushtarëve ukrainas

Gjermania dënon një sirian me burgim të përjetshëm për krime kundër njerëzimit

Erdogan telefonon Putinin: Duhet një zgjidhje diplomatike, Irani të kthehet në tryezën e negociatave

Shkolla verore, nis për herë të parë në 10 institucione shtetërore! Rama: Programi i MAS po pilotohet në 3 Bashki!

Replikat/ Noka: Turet turistike për selfie, s’mund të bllokojnë Kuvendin! Spiropali: Juve u mungojnë fotot përtej oqeanit

Vrasja e Artan Cukut në vitin 2017, Gjykata e Tiranës dënon me burg përjetë Bledar Jambellin dhe Kristaq Leçin

Falja e gjobave nga qeveria/ SPAK vendosi mosfillimin e hetimit për kallëzimin, kandidati Aulon Kalaja e ankimon, pritet hedhja e shortit në GJKKO

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.