06:44 | 12/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Prokuroria kërkesë KQZ-së për ti hequr mandatin Agim Kajmakut

16:46 | 28/10/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0

Prokuroria e Përgjithshme i ka kërkuar Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve heqjen e mandatit ndaj kryebashkiakut të Vorës Agim Kajmaku.

Sipas Prokurorisë, është vërtetuar se Kajmaku nuk ka deklaruar arrestimin në Greqi, si dhe hetimin atje diçka e cila ka qenë e detyrueshme ta bënte në formularin e dekriminalizimit.

Kjo kërkesë bëhet publike menjëherë pas deklaratës nga selia e Partisë Demokratike, të sekretarit për çështjet ligjore Gazment Bardhi, i cili tha se organi i akuzës kishte njoftuar hetimet e kryera ndaj Kajmakut e ku rezultonte se akuzat e ngritura nga opozita janë të vërteta.

Gazment Bardhi ka bërë publik njoftimin që ka mbërritur në selinë blu lidhur me hetimet për kreun e bashkisë së Vorës, Agim Kajmaku.

Bardhi tha se në njoftimin e mbërritur në PD nga ana e Prokurorisë, kjo e fundit konfirmon të gjitha akuzat e ngritura dhe se gjithashtu, Jorgo Toto dhe Agim Kajmaku janë i njëjti person.

“Me ndihmën e Edi Ramës, Agim  Kajmaku u përpoq të vijonte mashtrimin publik duke thënë se ishte person i ndryshëm me atë që denoncuam ne. Provat e pakundërshtueshme, jo vertëm me foto, por pikërisht Agim Kajmaku kandidat për bashkinë e Vorës nuk u pranuan.

Sot Prokuroria ka provuar si plotësisht të vërtetë atë çfarë ka denoncuar PD. Në njoftimin e mbërritur pak më parë nga Prokuroria në PD, rezulton se nga informacionet e Interpol Athinë, nga krahasimi i gjurmëve të gishtërinjve, ka përputhshmëri të plotë me ato të shtetasit Jorgo Toto. Më tej Prokuroria ka sqaruar se, nga verifikimet e kryera, është provuar se Agim Kajmaku dhe Jorgo Toto është i njëjti person.

Prokuroria deklaron në këtë njoftim, konfirmon se ndaj Kajmakut kishte një proces gjyqësor penal në Athinë dhe ka dalë para gjykatës greke dhe i është vënë në dukje vepra e tij. Rezulton gjithashtu sipas Prokurorisë se, Kajmaku ka fshehur ngjarjen, jo vetëm duke ndryshuar emrin, por edhe nuk e ka deklaruar këtë gjë”, tha ndër të tjera Gazment Bardhi.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: agim kajmakuprokuroria i kerkon kqz shkarkimin e kajmakut
Pas

Falsifikim të dokumenteve dhe shpërdorim detyre, procedohen 3 punonjës Policie

Para

Makina përfundon në kanal, plagoset një person në Lezhë

Para
Makina përfundon në kanal, plagoset një person në Lezhë

Makina përfundon në kanal, plagoset një person në Lezhë

Discussion about this post

 



Të Fundit

120 të vdekur dhe 161 të zhdukur, Trump viziton Teksasin pas përmbytjeve

Theth/ Vijon aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje, shembet ndërtesa 2 katëshe

Ukraina: Goditëm me dronë fabrika avionësh dhe raketash në Rusi

Mourinho e futi në ndeshjen e Champions te Reali, mesfushori spanjoll kalon te Flamurtari në Vlorë

Kosovë, dështimet sjellin tension/ Nuk konstituohet kuvendi as në seancën e 45-të, polemika mes opozitës dhe LVV

Vendimi për rikonstruksionin e hidrovorit të Vlorës, Dredha: Do të minimizojë rrezikun e përmbytjeve

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov mbërrin në Korenë e Veriut për vizitë zyrtare

SPAK godet grupin kriminal që trafikonte drogë nga Amerika Latine në BE, 7 të arrestuar dhe 6 në kërkim

Ndryshime në Policinë e Shtetit – Emërime të reja në disa komisariate

Përplasje në Theth, zyrtari i IKMT: Askush nuk mund të godasë punonjësit e shtetit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.