08:22 | 19/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Debati/ Buzhala: Takim mes një kryeministri në ikje dhe njërit në ardhje. Haxhiu: O mesia e Iranit, do të jem fansi më i madh i Albinit nëse…

22:05 | 28/10/2019
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Debati/ Buzhala: Takim mes një kryeministri në ikje dhe njërit në ardhje. Haxhiu: O mesia e Iranit, do të jem fansi më i madh i Albinit nëse…

Për analistin Burat Buzhala takimi mes Edi Ramës dhe Albin Kurtit ishte “mes një kryeministri në ikje dhe njërit në ardhje”.

Në emisionin “Open” ku po diskutohet mbi Albin Kurtin dhe Edi Ramën, si dhe për takimin që dy politikanët zhvilluan në fundjavë në Tiranë, sipas Buzhalës, kur Rama ka parë Kurtin është skuqur, pasi ka parë tek ai atë që donte të ishte vetë.

“Kur Edi Rama ka parë Albin Kurtit është skuq sepse ka parë te ai atë që donte të ishte vetë. Donte të ishte një politikan i majtë, i pakorruptueshëm, por që është krejt e kundërta e saj”, tha analisti.

Buzhala kritikoi Kurtin për deklaratën se “Rama është kundër shkëmbimit të kufijve” pasi, sipas tij, “faktet janë të ndryshme”.

“Trekëndëshi Rama-Vuçiç-Thaçi e vërteton se ai është pro ndarjes së kufijve. Kurti i ka vënë ultimatum që mos të ndërhyjë në çështjen e marrëdhënies Kosovë-Serbi”, tha Buzhala.

Analisti Baton Haxhiu, i cili është në lidhje direkte me Skype, replikoi duke kundërshtuar kolegun. Haxhiu e konsideroi Buzhalën “si Mesia i Iranit që kërkon të duket si Mesia i vërtetë”.

“Rama si kryeministër do ikë një ditë. Ndërsa Albin Kurti nuk e ka asnjë ditë në Qeveri. Pasi ta shikojmë në Qeveri dhe në mbajtjen e premtimeve. Për këtë nuk mund të krahasohen Rama me Kurtin. Në qoftë se të gjitha ato që ka përmend Kurti arrin t’i plotësojë, unë do jem fansi më i madh i tij”,

“Natyrshëm që duhet përshëndetur ky takim, gatishmërinë e zotit Rama dhe dëshirën e kryeministit të ardhshëm. Takimet sqarojnë gjërat ndërsa distanca krijon vetëm armiqësi”, tha Haxhiu.

Gjithashtu i pranishëm në studio, Henri Çili tha se fitorja e Albin Kurtit solli disa ndryshime për mirë në politikën e Kosovës por që do të ndikojë edhe në politikën shqiptare.

 “Për sa i përket ndershmërisë, ajo duhet parë sepse ai akoma nuk ka qeverisur. Nuk ka akoma një firmë prej shtetari. Në filozofinë e tij, Kurti thotë barazi, kjo është premisë komuniste. Banka zhvëllimore është shtetëzime”, tha Çili.

“Po, barazi. Barazi para ligjit. Do rrëzohen oligarkët”, iu kundërpërgjigj Buzhala.

Pas

Alarmohen qytetarët në Durrës, një valixhe vendos në lëvizje Policinë (Foto)

Para

Makina del nga rruga duke përfunduar në kanal, plagosen rëndë 3 persona

Para
Makina del nga rruga duke përfunduar në kanal, plagosen rëndë 3 persona

Makina del nga rruga duke përfunduar në kanal, plagosen rëndë 3 persona

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kosovë/ Kuvendi sot mblidhet në seancën e 49 të konstituimit

“Një tradhëti e egër dhe e paligjshme” – pse BE-ja nuk ndëshkon më fuqishëm Izraelin?

Rritja e pagave COI sjell 180 milionë euro më shumë në buxhet përmes sigurimeve dhe tatimit mbi të ardhurat

Shtëpia Botuese e Universitetit të Oksfordit ndalon publikimin e revistës shkencore të sponsorizuar nga Kina

Forcat paramilitare Sudaneze (RSF) akuzohen për vrasjen e pothuajse 300 civilëve gjatë sulmeve në fshatra

Gjermania i kërkon Izraelit të lejojë më shumë ndihma në Gaza në mënyrë “të sigurt” dhe “humane”

Brazili miraton ligjin e “shkatërrimit”, që dobëson ndjeshëm mbrojtjen mjedisore

Papa Leoni thirrje kryeministrit izraelit: Duhet të mbrohen vendet e adhurimit

Telefonatë Erdogan-Putin: Përleshjet në Suwayda të Sirisë kërcënojnë sigurinë rajonale

Të paktën 321 të vrarë në përleshjet në Suwayda që nga e diela

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.