Djali 2-vjeçar që ra në një pus të thellë në Indinë jugore të premten është gjetur i vdekur.
Zyrtarët konfirmuan të martën se trupi i Sujith Wilson u nxorr nga pusi në gjendje të dekompozuar, pas një operacioni për shpëtimin e tij që zgjati 4 ditë. Sujith ra në pusin e thellë dhe të ngushtë të braktisur ndërsa po luante me shokët.
Ai fillimisht kishte ngecur në thellësinë rreth 10m por më pas ra edhe më tej në pusin 180 metra të thellë.
Zyrtarët thanë se përdorën një pajisje speciale për të tërhequr trupin nga pusi dhe një ekipi mjekësh ju desh rreth 45 minuta për të konfirmuar vdekjen e tij dhe për të dhënë një raport.
“Ne e gjetëm trupin e tij shumë të dekompozuar,”-u tha zyrtari Tamil Nadu J Radhakrishnan gazetarëve të martën.
Trupi i 2-vjeçarit u dërgua në një spital për autopsinë dhe më pas ju dorëzua prindërve të tij, të cilët do e varrosin sot.