Detaje të reja dalin nga aksioni i forcave operacionale në Vlorë, i cili u zhvillua ditën e sotme.
Burime bëjnë me dije, se janë sekuestruar një sasi drogë çokollatë, por pa detaje cfare sasie. Ndërsa mësohet se në pranga kanë rënë 3 persona si dhe sekuestrohen 2 automjete. Policia nuk ka dhënë informacione të mëtejshme.
Aksion i policisë së Vlorës është mbështetur nga forca të ardhura nga Tirana, RENEA, dhe u zhvillua në zonën e Skelës.
Punonjësit e rendit u shfaqèn me maska, dhe skena të denja për filma aksion.
(K.H/Faxweb.al)