17:10 | 07/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Të miturit me nevoja të veçanta/ AlbChrome u gjendet pranë fëmijëve në Bulqizë

17:35 | 29/10/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Të miturit me nevoja të veçanta/ AlbChrome u gjendet pranë fëmijëve në Bulqizë

Kompania AlbChrome, lider në sektorin minerar në Shqipëri, po përkrah që prej qershorit 2019 programin “Tungjatjeta” në qytetin e Bulqizës, një nismë tepër efikase e organizatës jo-fitimprurëse World Vision Albania and Kosovo, në mbështetje të fëmijëve në nevojë.

Në rastin konkret bëhet fjalë për 8 femijë që po marrin shërbime në këtë qytet, të cilët kanë të paktën një prind të punësuar pranë Albchrome. Sipas diagnozës përkatëse, fëmijët kanë marrë trajtime fizioterapie, logopedie, terapi zhvillimi dhe mbështetje emocionale nga ekspertët e organizatës. Prindërit e tyre janë shprehur tepër të kënaqur për shërbimin e marrë nga fëmijët.

Gjatë muajit shtator 2019, në kuadër të këtij programi, World Vision, me mbështetjen e AlbChrome realizoi një trajnim me 17 prindër dhe 7 punonjës të bashkisë Bulqizë.

Prindërit u trajnuan si të kujdesen për fëmijet dhe t’i trajtojnë ata sipas vështirësisë që kanë në kushtet e tyre të shtëpisë, njohuri këto që u kanë shërbyer shumë për t’i vënë në praktikë me efikasitet në përditshmëri.

“Tungjatjeta”, ka për qëllim të ndihmojë fëmijët në nevojë. Ky Program i inicuar nga World Vision Albania, synon integrimin e fëmijëve me aftësi ndryshe. Ajo çka e bën këtë program unik është fakti që secili fëmijë nuk trajtohet në mënyrë të veçuar. Pra në kuadër të këtij programi punohet me të gjithë elementët e trekëndëshit themelor që ndikon jetën e fëmijës: fëmijën vetë, familjen dhe komunitetin.

Grupi Balfin, pjesë e të cilit është edhe AlbChrome, i kushton një vëmendje të veçantë përgjegjësisë sociale, për të qenë sa më pranë komuniteteve dhe njerëzve në nevojë dhe nën kujdesin e posaçëm të vetë presidentit të Grupit, z. Samir Mane, zbaton një strategji të koordinuar për të gjitha kompanitë e Balfin, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në shtetet e tjera ku Grupi operon. Gjithashtu prej shumë vitesh, Balfin përkrah me fondin e tij edhe mjaft fëmijë me çrregullime të spektrit autik.

Grupi Balfin është një ndër të paktat biznese shqiptare, i cili ka në fokusin e tij zhvillimin e qëndrueshëm të komuniteteve ku operon, duke iu përmbajtur SGDs (Sustainable Development Goals), Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm të OKB-së, për të cilin Grupi ka hartuar një plan-veprimi të mirëfilltë duke ndjekur hapat e shumë kompanive ndërkombëtare.

Nga fondi dedikuar këtij qëllimi në vitin 2018 me vlerë 452 mijë euro, 70 mijë euro Grupi Balfin ia ka alokuar organizatës “Fund-Javë Ndryshe”, ndërkohë që pjesën tjetër të fondit Grupi e ka vënë në dobi të komuniteteve, përmes organizatash të shumta ndërkombëtare dhe lokale, si Vizion OJF, Down Syndrome Albania, Worldvision, UNDP, Partner Albania dhe të tjera.

 

Pas

Mbjellje dhe tregtim narkotikësh, sekuestrohen 43 kg drogë. Arrestohen 3 persona

Para

“U martova të dielën”, dëshmitari i parë i aksidentit me 2 të vdekur në Lushnje tregon tmerrin: Më iku dëshira për të jetuar në…

Para
“U martova të dielën”, dëshmitari i parë i aksidentit me 2 të vdekur në Lushnje tregon tmerrin: Më iku dëshira për të jetuar në…

"U martova të dielën", dëshmitari i parë i aksidentit me 2 të vdekur në Lushnje tregon tmerrin: Më iku dëshira për të jetuar në...

Discussion about this post

 



Të Fundit

I “tradhtoi” GPS/ Zbulohet emri i shqiptarit të arrestuar një ditë më parë në Itali që furnizonte me drogë zonën e Puglias, korruptoi një karabinier

Trump: Shpresoj që lufta mes Rusisë dhe Ukrainës të mos eskalojë në një konflikt bërthamor

Nga mesfushori i Lecces te futbollisti që u grumbullua për herë të parë, ja katër lojtarët që do e ndjekin nga tribuna ndeshjen Shqipëri-Serbi

Turisti gjerman rrëzohet në alpet e Valbonës, Policia i vjen në ndihmë

Shkëmbimi i të burgosurve, Rusia akuza Ukrainës për shtyrjen e papritur të marrëveshjes

HIV në rritje në Kosovë, 10 raste të reja në pesë muaj

Tërmet i fuqishëm 5.3 ballë godet Greqinë, epiqendra zbulohet në Selanik

Moska kërkon dialog me SHBA-në, diplomati i lartë rus zbardh arsyen

Izraeli pranon se në Gazë mbështet grup të armatosur kundër Hamasit

Merr flakë një makinë në bypass-in e Vlorës, shuhet nga zjarrëfikëset

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.