Një aksident automobilist ndodhi në aksin Elbasan-Librazhd në Labinot Fushë ku një automjet, gjatë një parakalimi të gabuar, është përplasur me trafikndarësen, ndërsa më pas është përfshirë edhe një tjetër mjet.
Për pasojë, janë plagosur tre persona, të cilët fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Automjetet e përfshira në aksident ishin tip ‘Benz’ me targë AA 132 PK dhe tip ‘Kia’ me targë AA 040 PV.
Si pasojë e kësaj përplasje kanë mbetur të aksidentuar drejtuesit e automjeteve dhe një pasagjer.
Kujtojmë se mbrëmjen e kaluar një aksident ndodhi në Lushnje ku fillimisht u raportua për tre persona të plagosur rë, ndërsa njëri prej tyre humbi jetën pasi mbërriti në spital dhe një tjetër mëngjesin e sotëm
(F.GJ/FAXWEB.AL)