14:50 | 23/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Po ktheheshin nga Tirana pasi festuan ditëlindjen, kush janë viktimat e aksidentit tragjik në Fier, katër ditë me parë kishte blerë makinën

10:35 | 30/10/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Po ktheheshin nga Tirana pasi festuan ditëlindjen, kush janë viktimat e aksidentit tragjik në Fier, katër ditë me parë kishte blerë makinën

Një aksident tragjik ndodhi mbremjën e të martës ku dy kushërinjtë Alteo dhe Jorges Shabanaj humbën jetën dhe Alban Doksani mbeti i plagosur rëndë.

Aksidenti ndodhi në autostradën Fier-Lushnjë, pranë rrethrrotullimit të Kolonjës, ku  automjeti tip “Mercedes Benz”, doli nga rruga dhe ka përfundoi në kanal.

Ata u dërguan me urgjencë në spitalin më të afërt, por fatkeqësisht dy prej tyre nuk mundën dot të mbijetonin, ndërsa tjetri paraqitet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Tre të rinjtë kishin qenë në Tiranë dhe po ktheheshin për në Roskovec. Jorgesi dhe Alteo ishin kushurinjë mes tyre. Alteo kishte shumë pak ditë që kishte ardhur nga Anglia ndërkohë që Jorgesi kishte katër ditë që kishte bler makinën.

Ata po ktheheshin nga Tirana pasi festuan 22 vjetorin e Arteos, por shpejtësia e madhe në autostradën Fier – Lushnje u ka marr jetën të dyve mbrëmjen e djeshme

Ngushëllimet nuk kanë munguar as nga bashkëmoshatarët e dy të rinjve, të cilët i kanë dedikuar disa fjalë prekëse në një postim në faqen e shkollës ku ata mësonin.

Klajdi Ndreçka dëshmitari i parë që pa me sytë e tij aksidentin tragjik rrëfeu se ishte duke udhëtuar me makinën e tij, teksa pa fluturimin në kanal të makinës, që për shkak të mjegullës dhe shpejtësisë përfundoi në kanal.

Menjëherë ndaloi makinën dhe me një tjetër person bënë të mundur nxjerrjen e tyre jashtë makinës, ndërsa kanë pritur për më shumë se 50 minuta dhe mes shumë telefonatave mbërritjen e policisë dhe autoambulancës.

“Më mirë të mos e kisha parë, ishte një tmerr. Të heq dëshirën për të jetuar në këtë vend. U martova të dielën dhe pasi pushova gjatë të hënës po udhëtoja në Fier për të bërë disa pagesa, por ajo që pashë ndikoi negativisht. Ishte e tmerrsshme. Nuk do doja kurrë të shikoja një gjë të tillë” – tregon ai.

“Telefonova disa herë Policinë, por nuk erdhën. Pasi i nxorëm trupat e të tre personave atëherë erdhi zjarrfikësja, ndërsa policia jo” thotë Klajdi, teksa tregon se ky vend nuk ka asnjë ndriçim.

(M.Q/Faxweb.al)

Etiketa: aksidentalteo shabanajFierhumbin jetenjorges shabanaj
Pas

Milionerja tajlandeze gjendet e betonizuar brenda frigoriferit, nga llogaria janë zhdukur milionat, misteri i vdekjes…

Para

“Zoti Basha kur do të mbahen zgjedhjet e parakohshme?!”, kreu i PD u përgjigjet gazetarëve

Para
“Zoti Basha kur do të mbahen zgjedhjet e parakohshme?!”, kreu i PD u përgjigjet gazetarëve

“Zoti Basha kur do të mbahen zgjedhjet e parakohshme?!”, kreu i PD u përgjigjet gazetarëve

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kallas mbyll në Mitrovicë vizitën në Kosovë: Erdha për të parë me sytë e mi situatën

Moti i keq, shkatërrim në jug të Francës! Viktima e të zhdukur/ Goditet dhe Australia

Skandal në Korenë e Veriut, anija luftarake fundoset para syve të Kim Jong-un: Akt kriminal!

Policia intensifikon kontrollet/ Elbasan, vendosen 5631 masa administrative ndaj drejtuesve të mjeteve

Përfundon kursi i lartë i XV i sigurisë dhe mbrojtjes, ministri Vengu: Pjesë e vizionit tonë për FA moderne

Mes tensioneve, SHBA dhe Irani rinisin raundin e pestë të bisedimeve bërthamore në Romë

Nuk ka kontestime, miratohen tabelat përmbledhëse të rezultateve për subjektet zgjedhore në këto zona

Përndoqi një 29-vjeçare, procedohet 42-vjeçari në Korçë

Avancojnë negociatat Rusi-Ukrainë, Moska konfirmon takimin e dytë: Do t’u dorëzojmë një memorandum

Ushtria Amerikane organizon paradën madhështore, përkon me ditëlindjen e Trump

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.