08:49 | 09/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

110 milionë euro detyrime të prapambetura, Ministria e Financave lëshon udhëzimin: Sigurimet duhet të paguhen bashkë me pagat!

14:02 | 30/10/2019
në Aktualitet, Ekonomi, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
110 milionë euro detyrime të prapambetura, Ministria e Financave lëshon udhëzimin: Sigurimet duhet të paguhen bashkë me pagat!

Përmes një njoftimi të bërë për mediat, Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka reaguar lidhur me detyrimet e prapambetura të  kontributeve shoqërore nga subjekte juridike dhe institucione buxhetore dhe jobuxhetore.

Sipas MFE vonesat e pagesave të detyrimeve nuk janë një problem i tanishëm, pasi gjeneza e tyre është prej disa vitesh. Flitet se borxhi i prapambetur i sigurimeve shoqërore kap shifrën e 110 milionë eurove, dhe është një nga vërejtjet e bëra dhe nga FMN dhe Banka Botërore.

Për këtë Ministria ka lëshuar një udhëzim “përmes së cilit specifikohet se pagesat e sigurimeve shoqërore të institucioneve buxhetore do të kryhen njëkohesisht me pagesën e borderosë, dhe jo pas 20 ditëve si në parashikimin e mëparshëm.

Ndërkohë, Drejtoria e Përgjithshme e Thesarit, po në bazë të këtij Udhëzimi, siguron zbatimin me rigorozitet të këtij rregulli të ri që prej muajit Tetor 2019. Në mënyrë paralele, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe Instituti i Sigurimeve Shoqërore po ndjekin intensivisht rakordimin dhe shlyerjen hap pas hapi të këtyre detyrimeve të maturuara”.

Njoftimi i Ministrisë:

Lidhur me lajmet që kanë qarkulluar në media për sa i përket detyrimeve të prapambetura të kontributeve shoqërore nga subjekte juridike dhe institucione buxhetore dhe jobuxhetore, Ministria e Financave dhe Ekonomisë sqaron opinion publik se këto detyrime nuk kanë nisur sot por ato datojnë shumë më herët.

Gjithsesi, Ministria e Financave dhe Ekonomisë është angazhuar në terma konkretë, duke realizuar një ndryshim në Udhëzimin e Zbatimit të Buxhetit 2019, përmes së cilit specifikohet se pagesat e sigurimeve shoqërore të institucioneve buxhetore do të kryhen njëkohesisht me pagesën e borderosë, dhe jo pas 20 ditëve si në parashikimin e mëparshëm.

Ndërkohë, Drejtoria e Përgjithshme e Thesarit, po në bazë të këtij Udhëzimi, siguron zbatimin me rigorozitet të këtij rregulli të ri që prej muajit Tetor 2019. Në mënyrë paralele, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe Instituti i Sigurimeve Shoqërore po ndjekin intensivisht rakordimin dhe shlyerjen hap pas hapi të këtyre detyrimeve të maturuara.

Në vijim, Drejtoria e Tatimeve në bashkëpunim edhe me Inspektoriatin e Punës janë angazhuar në kuadër të planit operacional stop-informalitetit për monitorin e deklarimeve të punonjësve dhe të pagave nga subjektetet private.

Ky borxh në vetvete është një proces dinamik, i cili ndikohet edhe nga cikli i rritjes dhe zhvillimit ekonomik të një vendi.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë siguron qytetarët shqiptarë se ka ndërmarr të gjitha masat e nevojshme, brenda hapësirave që lejon ligji, që të bëjë të mundur amortizimin deri në eleminim të të gjitha detyrimeve të prapambetura. Çështje të kësaj natyre nuk cënojnë në asnjë formë ecurinë e buxhetit të shtetit dhe qëndrueshmërinë e indikatorëve bazë të ekonomisë.

(E.K/Faxweb.al)

Etiketa: anila denajdetyrimet e prapambeturaministrja denaj
Pas

“Nëse ikën Kajmaku, Rama do të zhdukë Vorën”, ish-kryeministri bën deklaratën e papritur

Para

Vajza kërcente në lokal, veprimi i të dashurit xheloz shokon të pranishmit (Video)

Para
Vajza kërcente në lokal, veprimi i të dashurit xheloz shokon të pranishmit (Video)

Vajza kërcente në lokal, veprimi i të dashurit xheloz shokon të pranishmit (Video)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Trazirat në Los Angeles, Trump udhëzon agjencitë amerikane të ndërmarrin veprime

Sulmi terrorist në Banjskë, dalin sot para gjykatës 3 prej serbëve të akuzuarve për rastin

Autostradat bllokohen, makinat në flakë, 10 të arrestuar në protestat e Los Anxhelos

Sulmet ruse ndaj Europës/ Agjentë, sabotime dhe vrasje, cilat janë qëllimet e Moskës?

Sulmi terrorist në Banjskë, dalin sot para gjykatës 3 prej serbëve të akuzuarve për rastin

Tensione në Los Anxhelos, protestuesit përplasen me Gardën Kombëtare dhe policinë

Fati i “buzëqesh” Portugalisë, mund me penallti Spanjën në finalen e madhe të Nations League

Kosovë/ Sot tentativa e 29-të për konstituimin e Kuvendit, tentohet zhbllokimi pas ngërçit 2-mujor

Horoskopi për ditën e sotme, 9 qershor 2025

Parashikimi i motit për sot, 9 qershor 2025

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.