Një shqiptar është arrestuar nga policia e Roterdamit në Holandë, pasi iu gjetën 160 mijë euro kesh brenda në makinë.
20 vjeçari po udhëtonte përgjatë autostradës Roterdam-Ijsselmonde. Policia filloi të dyshonte pasi 20 vjeçari shqiptar nisi të kishte një sjellje jonormale.
Gjatë ndjekjes, agjentët kishin parë që 20 vjeçari kishte hyrë në një ndërtesë, dhe disa minuta më pas kishte dalë prej aty, me një çantë shpine, të cilën mezi e zhvendoste. Menjëherë pas kësaj, ata kishin vendosur ta ndalonin, dhe të ushtronin kontroll ndaj tij. Ndërsa kontrolluan makinën, ata gjetën çantën e shpinës bosh.
Më pas ushtruan kontroll më të imtësishëm në gjithë makinën, ku gjetën 160,000 euro cash, të cilat ishin fshehur në brendësi të kamios. Menjëherë autoritetet holandeze, ndaluan 20 vjeçarin shqiptar. Gjithashtu u bë edhe sekuestrimi i makinës dhe sasinë e eurove të gjetura.
Në një postim në faqen zyrtare të policisë holandeze thuhet se kartëmonedhat ishin fshehur brenda makinës.
Policia holandeze, ka ngritur dyshimin se sasia e parave është përfituar nga aktivitete kriminale, por nuk ka bërë me dije identitetin e shqiptarit.
Agenten doorzochten dinsdagmiddag langs de A16 de auto van een 20-jarige man uit Albanië. Ze vonden in een verborgen ruimte in de middenconsole 160.000 euro aan contant geld en hielden de Albaniër aan op verdenking van witwassen. https://t.co/dizQgoQ39O pic.twitter.com/gvRJ5XdNAA
— Politie Rotterdam eo (@Politie_Rdam) October 30, 2019
Discussion about this post