01:04 | 18/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Shikoje lajmin e fundit”, zbardhen përgjimet mes bandës “Habilaj”: Mos ka ashu njeri me rrjetë

18:45 | 30/10/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Zyrtare/ Tahiri nuk hetohet nga Prokuroria e Katanias, ja emrat e shqiptarëve që akuzohen

E ndërsa ditën e sotme ka qenë seanca e radhës ndaj dosjes “Habilaj” e cila u shty si zakonisht, janë zbuluar edhe disa detaje nga dosja në fjalë e cila përmban përgjimet mes anëtarëve të akuzuar për trafik ndërkombëtar droge, ‘organizatë kriminale’ dhe ‘grup i strukturuar kriminal’.

Në përgjime kanë rezultuar disa biseda telefonike ku anëtarët e bandës flasin me njëri-tjetrin për drogë, ndërsa përmenden edhe familjarët e Armand Koçerrit (për të cilin Prokuroria për Krime të Rënda kërkoi sot 15 vite), ku motra e tij i thotë të shikojë lajmet.

Ndërkohë që në bisedat telefonike që janë zbuluar nga Prokuroria përfshihen përveç disa numrave të tjerë për të cilët nuk jepet informacion edhe Moisi Habilaj, Florian Habilaj dhe motra e Armand Koçerrit

Përgjimet:

Me datë 24.09.2017, ora 12016:26 PM, numri i telefonit 0694336645 që përdoret nga i pandehuri Armand Koçerri, është telefonuar nga numri 0695252289:

“645- Hë, 289- Ka ardh një motor nga këta të policisë këtej ore, 645- E di”.

Me datë 26.09.2017, ora 7:08:15 PM, numri i telefonit 0696525777 që përdoret nga i pandehuri Moisi Habilaj, ka telefonuar drejt numrit 00355666686888, me këtë përmbajtje:

888- Alo

777– Ik vIla,

888- Ika unë jam në Roskovec mora dhe kamionin me bersi

777– E more vete.

888- Jo, jo, erdhi shoferi, vetë i zoti kamionit.

777- E mirë të keqen

888- Unë po iki me Fatjonin, mora dhe Çimin me vete

777- Kë Çim

888- (qesh)

777- Çimin e Bodes

888- Çimin e Bodes

777- Hajt.

Me datë 02 10.2017, ora 7:36:32 PM, numri i telefonit 0694336645 që përdoret nga pandehuri Armand Koçerri, ka telefonuar numrin 355695493140:

645- Ça bën

140- E ça do bëj, dola këtej nga lagjja jote

645- Nga lagjja ime,

140- Ë

645- Ti ishe me makinë andej

140- Jo, s ‘isha me makinë, isha në këmbë

645- Po kishte qenë një makinë pak më parë

140- janë tanët, ku je ti, çu bëre?

645- E

140- Janë pa dëme

645- Jo, jo po them

140- Jo, po këtu erdha unë ë

645- Është nonji që njeh aty

140- Eee, janë tanët. Ku je ti, cu bëre

645- Unë jam në Vlorë, po më than ata të shpisë që kshu, kshu, një makinë them

140- E, rrini pa merak

645- Jo, jo, s ‘të mora për atë punë, po të mora direkt mos ka ashu njeri me rrjetë, sado që të kam ty, më vinë informacioni

140- Po janë njerzit tanë

645- E, mirë xhaxha”.

Me datë 15.10.2017, ora 09:11:25, numri i telefonit 0692026777 që përdoret nga i pandehuri Florian Habilaj, është telefonuar nga numri 0666686888, me këtë përmbajtje:

888-Alo

777-Po

888-Si je zotri, mirë jeni

777- Mirë, faleminderit

888- Sokol Bode të shqetëson

777- Po

888- Po vij për dhjetë minuta në bazë

777-Ku të pres

888-Poshtë

777- A do të vij te karburanti

888- Në çole, Në çole

777- Haj se po vij aty.

Në datën 16.10.2017, i pandehuri Armand Koçerri, ka telefonuar numrin 0695252289 që përdoret nga motra e tij, biseda ka këtë përmbajtje:

289- Hë ore

645- Të orës tre e gjysmë

289- Jo ore jo, tani të orës 5-se

645- Sa

289- Jo ore jo lajmin e fundit shikoje hajt.

Me datë 16:10.2017, ora 17:31:26, numri i telefonit 069 43 36 645 që përdoret nga i pandehuri Armand Koçerri, ka telefonuar numrin 0695252 2894 që përdoret nga motra e tij, me këtë përmbajtje:

289: Hë ore

645: Të orës tre e gjysëm

289: Jo ore jo, tani të orës 5-së

645:Da

289: Jo ore jo tani lajmin e fundit shikoje hajt.

Biseda nr. 1816

Me datë 16.10 ora 19:51:32 numri i telefonit 0694336 645 që përdoret nga Armand Koçerri është telefonuar nga numër 069 5252 289 që përdoret nga motra e tij, me këtë përmbajtje:

645- Hë, alo

289-Po lehin ëë poshtë shpisë së xhaxhit, ore.

645- Ja se po vij unë, te diga jam.

289- Ee, ndaj të mora.

Biseda nr.1818

Me datë 16:10.2O17, ora 21:10:25, numri i telefonit 0694336645 që përdoret nga  Armand Koçerri, është telefonuar nga numri 069 20 26 777 që përdoret nga bashkëipandehuri Florian Habilaj, me këtë përmbajtje:

645- Hë vlla

777- Ça bën o

645: Hic në shpi, çkemi

777- Do vish i çik nga Fredi

645- Mirë

Biseda nr.1890

Me datë 17.10.2017, ora 21:51:44, numri i telefonit 069 43 36 645 që përdoret nga i pandehuri Armand Koçerri, ka telefonuar drejt numrin 0695252289 që përdoret nga e motra, me këtë përmbajtje:

289- Tani pushuan ëë

645- Shiko iherë me dritë

Kujtojmë se ditën e sotme është shtyrë sërish gjyqi “Habilaj” në Gjykatën për Krime të Rënda. Pas ndarjes së çështjes me të pandehur Moisi Habilajn, Nezar Seitin, Meridian Sulajn dhe Fatmir Minajn, të cilët kanë tashmë dijeni për zhvillimin e procesit gjyqësor, arsyeja e shtyrjes është mungesa e disa prej avokatëve mbrojtës. Lidhur me çështjen “Habilaj”, të pandehurit Florjan Habilaj, Armando Sulaj, Sebastian Çelaj dhe Trigens Mesuraj janë jashtë këtij procesi pasi nuk janë njoftuar me dërgimin e letërporosive.

Për këtë arsye, gjykata, për të vijuar proceisn gjyqësor pa vonesa ka bërë ndarje. I vetmi që është i arrestuar në Shqipëri, Armando Koçerri, gjithashtu vijon gjykimin i ndarë nga pjesa tjetër e grupit.

Ata akuzohen për veprat penale “Trafikimi i narkotikeve”, ne tentative, kryer ne formen e posacme te grupit te strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale”.

Etiketa: armand kocerridosja habilajmoisi habilajzbardhen pergjimet
Pas

VIDEO/ Kapet me 160 mijë euro në makinë, prangoset shqiptari. Si arriti të spikatej nga policia

Para

Alarm për bombë pranë ambasadës çeke, Policia e Tiranës blindon zonën

Para
Alarm për bombë pranë ambasadës çeke, Policia e Tiranës blindon  zonën

Alarm për bombë pranë ambasadës çeke, Policia e Tiranës blindon zonën

Discussion about this post

 



Të Fundit

Hasani mikpret Zëvendëskryeministren për Integrimin Evropian të Moldavisë: Bashkëpunim për integrimin

Gara e fortë në Lezhë! Kontestohet një votë, PS pretendon se është e pavlefshme, por…

“Shqipëria e ka vendin në BE”, Macron falënderon Ramën për mikpritjen: Franca ju mbështet në këtë rrugëtim!

Sot, finalja e Eurovizion, “Zjerm” pritet të ndezë skenën, Suedia favorite për të fituar

Numërimi i votave të diasporës nga Greqia, përfundon procesi për disa nga qytetet

Lufta në Ukrainë/ Trump do të zhvillojë bisedë telefonike me Putin dhe Zelensky

Nën dyshimin për spiunazh, kush janë 3 iranianët që dalin para gjykatës së Londrës

Vota e diasporës, dalin 50 vota më shumë në kutitë e fundit, Tabaku i ankohet Celibashit

Lavrov dhe Rubio në bisedë telefonike, diskutojnë rezultatet e bisedimeve në Turqi

Marrëveshje mes Rusisë e Ukrainës? Ja çfarë u propozon Vuçiç palëve

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.