16:28 | 23/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Zbardhet skandali/ Qeveria jep me qira ‘Syrin e Kaltër’, njihuni me shifrën qesharake që do të paguajë fituesi

20:19 | 30/10/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Vatër zjarri pranë ”Syrit të Kaltër”, flakët rrezikojnë zonën turistike

Pak ditë më parë, Ministri i Mjedisit Blendi Klosi dhe drejtuesi i Komitetit të Pasurive Nënujore në UNESCO, Auron Tare, deklaruan se pika turistike e Syrit të Kaltër në Delvinë po degradohej.

Madje, ata deklaruan se rrezikohet edhe jeta e turistëve si pasojë e keqmenaxhimit. Dy shtetarët vendosën njëzëri se kjo pikë duhej të mbyllej dhe të menaxhohej më mirë. Por, vetëm disa ditë pas këtyre deklaratave, vjen lëvizja e radhës e qeverisë, e cila ka menduar që edhe këtë pikë turistike ta japë me qira.

Gazeta SHQIP ka siguruar disa dokumente, ku ministria e Financave ka hapur procedurën për dhënien me qira të ambienteve te “Syri i Kaltër”. Duket se daljet publike të Klosit dhe Tares kanë qenë të programuara, pasi shumë shpejt ministria e Financave ka përfunduar në kohë rekord procedurat për dhënien me qira të këtyre ambienteve.

Sipas dokumenteve, qeveria ka vendosur “dhënien me qira të pasurisë shtetërore me numër 652/1 vol. 4, faqe 15, zk. 2758, me emërtimin ‘Kabina Druri, 5 copë’, me sipërfaqe totale 470 m2, nga të cilat 220 m2 nën objekt dhe 250 m2 sipërfaqe funksionale, me vendndodhje në Syrin e Kaltër, Delvinë, në administrim të shoqërisë ‘Albturist T.O’ Sha”.

Pra, nga dokumentet del shumë qartë se qeveria po i jep privatit një nga pasuritë më të vlefshme të saj, e cila me një organizim të mirë nga strukturat shtetërore mund të kthehej në atraksion të fort turistik, për pushtetin lokal. Në dokumente përmenden shumë ligje, por ajo që bie në sy është një urdhër me Nr. 360 i datës 9 tetor 2019. Pra, vetëm 1 javë pasi Klosi dhe Tare dolën publikisht për të mbyllur Syrin e Kaltër.

Në dokumente thuhet se “dhënia me qira e pasurisë bëhet me qëllim dhënien në përdorim të saj për ushtrimin e një veprimtarie ekonomike e cila të gjenerojë të ardhura dhe punësimin e banorëve të zones”. Sipas saj, konkurrimi do të zhvillohet në datën 30 tetor (sot) në Ministrinë e Financave dhe vlera dysheme për detyrimin e qirasë, për fillimin e konkurrimit, është 72 500 lekë/në muaj. Pra, vetëm 600 euro në muaj!

Ministria ka përcaktuar se vlerësimi i ofertave të konkurrentëve do të bëhet nga investimi me 40 pikë, punësimi 30 pikë dhe tarifa mujore e qirasë 30 pikë. Afati i dhënies me qira të kësaj pasurie është 10 vjet. “Objekti mund të jepet me qira vetëm duke ruajtur destinacionin e tij fillestar, që është, ushtrimi i veprimtarisë turistike në fushën e akomodimit turistik.”

Pak ditë më parë, Klosi deklaroi se Syri i Kaltër është një gangrenë nga mënyra e menaxhimit, ndërsa deklaroi se “kemi gati plan për vitin 2020”. Por, duket se plani paska qenë gati me kohë, atë të lëshimit me qira për një shumë qesharake.

 

Etiketa: syri i kalter
Pas

“Rikrijim i të majtës europiane”, Arta Dade: Do ta mbështes fuqishëm

Para

VIDEO/ Rreshje të rrëmbyeshme shiu, përmbytet në pak minuta Vlora

Para
VIDEO/ Rreshje të rrëmbyeshme shiu, përmbytet në pak minuta Vlora

VIDEO/ Rreshje të rrëmbyeshme shiu, përmbytet në pak minuta Vlora

Discussion about this post

 



Të Fundit

Së shpejti fluturime direkte nga Tirana në SHBA, Rinasi në përgatitje

Goditi makinën e 18-vjeçarit me automjetin e tij disa herë, arrestohet i riu

Kriza në Iran/ Plan për të larguar Ajatollah Khamenein, zyrtarët flasin për fundin e tij

Shqipëria drejt një sistemi pronësie modern europian, miratohet udhërrëfyesi për digjitalizimin e Kadastrës 2025-2028

Ministri Balla takon shqiptarët e suksesshëm në Toskana: Falenderim për promovimin e Shqipërisë

Tragjedi në Shkodër/Gjendet i pajetë 70-vjeçari nga Tirana në lumin Buna

Kuvendi i Shqipërisë prezanton portalin e-Legjislacioni: Spiropali: “Hapim një kapitull të ri për mënyrën se si hartojmë, diskutojmë dhe miratojmë ligjet”

Proda dhe drejtuesi britanik nxisin bashkëpunim të thelluar kundër krimit të organizuar

Hungaria dhe Sllovakia frenojnë paketën e sanksioneve të BE-së ndaj Moskës

Mirditë/Aktivizohet vatër zjarri, në terren forcat e MZSH, MC dhe shërbimi pyjor

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.