Ndërkohë që për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut u shtynë shpresat për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian, me sa duket presidenti serb Aleksandër Vuçiç e kishte paramenduar një “plan B”.
Ndërsa lajmet dolën nga administrata evropiane se një partneritet ekonomik mund të ofrohej për vendet e Ballkanit Perëndimor në vend të anëtarësimit të plotë në BE, ‘Plani B’ doli, i kristalizuar nga insistimi i presidentit serb Aleksandar Vuçiç për të zgjeruar bashkëpunimin rajonal, shkruan media serbe “Tanjug” e cila edhe e ka zbuluar skenarin.
Sipas një burimi pa emër nga qarqet diplomatike, ky do të ishte një model i një bashkimi ekonomik të vendeve të rajonit, i cili do të bashkëpunonte me BE-në deri në anëtarësimin e plotë të secilit vend individualisht.
“Ballkani Perëndimor duhet të lidhet më mirë. Do të ishte një model i një bashkimi ekonomik, në të cilin të gjitha vendet bashkëpunojnë, forcojnë tregjet e tyre ekonomikisht dhe, kur të vijë koha për t’u anëtarësuar, të hyjnë në BE si vende ekonomikisht të forta,” shpjegon burimi “Kurir”
Sipas ‘Kurir’, Vuçiç mori mbështetje për idenë e bashkëpunimit të ngushtë rajonal nga Presidenti malazez Milo Djukanoviç.
(F.GJ/FAXWEB.AL)