Një grua në Sarandë ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.
Burime bëjnë me dije se nga kontakti me rrymën ka ndërruar jetë Alije Nika, rreth 70 vjeçe, nga Memaliaj.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e quajtur “Lugu i Dardhës”. Nga kontakti me korrentin ka ngordhur dhe qeni i saj. Mësohet se Nika jetonte e vetme pasi fëmijët i kishte në emigracion dhe ka qenë duke gatuar në momentin që ka humbur jetën.
Policia ka mbërritur në vendngjarje, ndërkohë është stakuar energjia elektrike në rrugën 5 të qytetit dhe në nje zonë rreth vendit të ngjarjes.