23:30 | 04/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Mori fitoren e parë te Milani, Pioli: Mund të fitojmë dhe të vuajmë njëherësh…

09:12 | 01/11/2019
në Flash, Sport, Te Fundit, Te Gjitha
0
Mori fitoren e parë te Milani, Pioli: Mund të fitojmë dhe të vuajmë njëherësh…

Pas barazimit me Lecce dhe humbjes në fushën e Romës, në përpjekjen e tretë vjen fitorja e parë për Milanin e ri të Stefano Piolit. Kuqezinjtë fituan minimalisht në “San Siro”, kundër SPAL, falë një goditjeje të lirë të Suso.

Pioli, duke folur në mikrofonat e “Sky Sport”, pas ndeshjes, komentoi performancën e ekipit të tij: “Veçanërisht kërkova shpirtin e garës te lojtarët e mi dhe mendoj se ishte i duhuri. Kemi rrezikuar pak, por kemi ndërtuar aksione të mira shënimi. E kemi mbajtur rezultatin të hapur deri në fund, por besoj se mund të fitojmë dhe të vuajmë njëherësh.

Në fokusin tonë është gjithmonë e ardhmja. Jam i lumtur për lojtarët, për klubin, për tifozët, por tani duhet të mendojmë menjëherë për sfidën e radhës, sepse do të përballemi me një kundërshtar të fortë. Sonte pashë gjëra të mira, por ka dhe të tjera, për të cilat duhet të punojmë. Suso? Ai është një lojtar i shkëlqyer, mendoj se mund të bëjë më shumë. Si trajner jam i lumtur që kam një lojtar me këto karakteristika. Sidoqoftë, duhet të fillojmë të mendojmë si ekip. Nuk humbasim dhe nuk fitojmë kurrë nga një lojtar i vetëm. Sonte Milani punoi si ekip, kundër një kundërshtari që na vuri në vështirësi. Nuk e prisnim SPAL të na vinte aq lart, kështu që duhej të luanim në thellësi dhe vërtet duhej të bënim më shumë.

Leao? Mendova ta aktivizoja, nëse nuk do të ishim në gjendje ta zhbllokonim rezultatin. Kemi shumë elementë cilësorë dhe ndoshta mund të luajmë më të decentralizuar sesa me Piatek si pikë referimi, por kur të kemi më shumë ekuilibër. Objektivi? Milani mund të rritet. Nëse jeni të bindur, gjithçka është e mundur. Le të përballemi me ndeshjet seriozisht dhe të luftojmë si sonte. Vetëm me cilësi, ndeshjet nuk fitohen më. Kundërshtarët janë të fortë dhe kanë nevojë për organizim e shpirt të lartë gare. Në këtë mënyrë mund të mundni edhe ekipet më të forta”.

Etiketa: piolipioli milan
Pas

Po bënin pazare drogë në rrugë, arrestohen në flagrancë tre shtetas

Para

“Merre gishtin e mesit, dhe shko në shtëpi”, gratë e Astirit surprizojnë hidhur ambasadorin, ai i injoron (Video)

Para
“Merre gishtin e mesit, dhe shko në shtëpi”, gratë e Astirit surprizojnë hidhur ambasadorin, ai i injoron (Video)

"Merre gishtin e mesit, dhe shko në shtëpi", gratë e Astirit surprizojnë hidhur ambasadorin, ai i injoron (Video)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vatikani zbardh bisedën e Papës me Putinin, ja çfarë i kërkoi Ati i Shenjtë presidentit rus

Arabia Saudite merr masa për të parandaluar vdekjet nga nxehtësia gjatë Haxhit 2025

Rusia sërish mesazh Vuçiçit: Serbia i kupton rreziqet e rënies së armëve të tyre në duart e Kievit

Treni përplas makinën në Gjermani, humb jetën shoferi

Çështja e detit, ministri Hasani flet për “Kathimerinin”: Të vendosur ta zgjidhim, pjesë e një dialogu dhe bashkëpunimi konstruktiv

Kremlini akuza Perëndimit për përfshirje në “sulme terroriste” ndaj civilëve në Rusi

ZYRTARE/ Xhuljo Tabaku rinovon kontratën me Vorën

Protesta në Sofje, kundër anëtarësimit në eurozonë

Konfirmohet rasti i parë i murtajës së ruminantëve të vegjël në Shqipëri

Milani mbush arkën, shet futbollistin më të mirë të sezonit, thyen edhe transferimin e Kaká

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.