Erjon Metkaj dhe Jonid Billa janë emrat e dy shqiptarëve që u arrestuar në Greqi, pasi iu gjet një sasi e konsiderueshme prej 104 kilogramësh kokaine e një cilësie të lartë.
Billa është ish-oficer i Marinës, dhe ka punuar në Vlorë. Bashkë me ta u arrestua dhe një shtetas kroat, i cili u identifiku si Anta Bilic.
Sasia e madhe e kokainës u gjet në një banesë, në enë të mbushura me rërë, furrë buke, si dhe në dyshekun mbi të cilin ata flinin. Personave që u arrestuan përveç kokainës, iu gjet dhe një shumë prej 825 mijë eurosh.
Njëri prej shqiptarëve, që sipas mediave greke, thuhet se ishte edhe drejtuesi i grupit, ndërsa në momentin që u arrestua, ka ironizuar edhe policinë duke thënë: Bravo më kapët.
(E.K/Faxweb.al)